Algjeria bllokon aksesin në Facebook, Twitter dhe shërbimet 3G për shkak të provimeve të maturës
Jo më larg se para 3 ditësh pamë se si tezat e matematikës në provimet e maturës filluan të qarkullonin në rrjetet sociale këtu në vendin tonë, dhe duket se të njëjtën situatë po kalon edhe Algjeria, por duke i dhënë një tjetër zgjidhje këtij problemi.
Algjeria ka bllokuar përkohësisht aksesin në rrjetet sociale si Facebook e Twitter si dhe shërbimet e tjera të telekomunikacionit si interneti 3G për shkak të skandalit me daljen e tezave të provimit përpara datës së zhvillimit të tij.
Më shumë se 550,00 studentë në shtetin Afrikano-Verior janë detyruar të ri-bëjnë edhe një herë provimin për shkak të këtij skandali.
Bllokimi i rrjeteve sociale është kthyer në një trend kohët e fundit për shumë shtete, për ndalimin e përhapjeve të skandaleve, protestave, vizitimin e faqeve të ndryshme të huaja si dhe aktiviteteve të tjera të cilat qeveritë e aytyre vendeve i konsiderojnë si të jashtëligjshme. Të tilla si blokimi i internetit për përdoruesit e shërbimeve të VPN në Kinë e cila u lejonte përdoruesve vizitimin e faqeve të ndaluara nga qeveria, ndalimi i aksesit në internet nga shteti Indian i Gujarat-it për dhkak të protestave të dhunshme atje, apo bllokimi i aksesit të Twitter-it në Turqi gjatë fushatave të zgjedhjeve parlamentare ate.
Bllokimi i aksesit në internet dhe rrjete sociale për shkak të këtyre skandaleve, nuk është një zgjidhje e duhur dhe e përhershme e këtyre problemeve, aty duhet një zgjidhje e drejtëpërdrejtë përderisa në autoritetet përkatëse ka persona të korruptueshëm të cilët janë të gatshëm të nxjerrin tezat e provimeve, se sa të bllokojnë aksesin në internet e rrjete sociale për masën e gjerë.
Dhe sa për këtë pjesë, autoritetet e shtetit të Algjerisë deklaruan për mediat se personat e dyshuar janë arrestuar dhe po presin dënimin.
Siç e përmenda edhe më sipër, edhe vendi ynë kaloi një situatë të tillë para pak ditësh. Por a emdnoni se do të kishte qenë një zgjidhje e mirë bllokimi i aksesit të internetit dhe rrejteve sociale për mbarëvajtjen e këtyre testimeve?