Prezantohet OnePlus 3, ja se sa do të kushtojë

Pas shumë javësh thashethemesh për datën e saktë se kur do të prezantohej, më në fund OnePlus 3 u prezantua sot dhe është po aq i fuqishëm sa ç’e prisnim. Dhe tek kjo pjesë përfshihet edhe çmimi i tij prej 400 dollarësh për versionin e zhbllokuar.

Dizajni i qëndron fotove të përhapura më parë. Në fakt, duket si fëmija i HTC dhe Apple, me konstruktin metalik të njësisë (në ngjyrë Grafiti dhe ‘Roze të Butë’) moduli katror i famshëm i kamerës.

6_6

Do të na mungojë pjesa e pasme e smartphone-it prej guri ranor si në modelet e mëparshëm të OnePlus, ndjesia kur e prekje ishte shumë e veçantë, ndryshe nga smartphone-t e kohëve të fundit, por metali është një zgjidhje e mirë për fortësinë, dizajnin klasik, dhe e vlerësoj shumë faktin që cepat janë totalisht të lakuar.

Me specifikat e e larta, është gati në një nivel me HTC 10 dhe Samsung S7 për pjesën më të madhe, madje i tejkalon ato në disa aspekte:

  • 2.2 Ghz Snapdragon 820
  • 6 GB RAM
  • Ekran 5.5-inç 1080p ‘Optic’ AMOLED
  • Trashësi 7.3 mm
  • Kamera parësore 16 MP f/2.0 me stabilizim optik të imazhit, kamera e dytë 8MP
  • Dual SIM
  • Bateri 3,000 mAh me patentë të teknologjisë së karikimit të shpejtë (60% karikim brenda 30 minutave)

RAM-i 6GB është pjesa më e bukur në këtë smartphone, kështu që teorikisht duhet ta bëjë sistemin e këtij smartphone-i të “fluturojë” ndërkohë që Snapdragon 820 e fuqizon atë. Ekrani 1080p duhet ta ndihmojë këtë edhe më shumë madje duke pasur edhe disa përfitime në jetëgjatësinë e baterisë.

Siç e thamë edhe më sipër, rezolucioni 1080p do të jetë një pengesë për One Plus 3 për tu përfshirë në platformën Daydream VR e cila do të vijë së shpejti, por kjo nuk është një çështje me shumë rëndësi.

Problemi më i madh është se ky smartphone, përveç RAM-it 6GB nuk ofron ndonjë gjë më shumë se sa kompetitorët e tij, dhe disa blerës do ta shikojnë si një pajisje “edhe unë jam si të tjerët”. Dhe është paksa e vështirë për të parashikuar ecurinë e blerjeve të tij në SH.B.A. duke qenë se shumica e njerëzve atje vazhdojnë t’i blejnë pajisjet nëpërmjet operatorëve me kontrata të cilat fillojnë nga 200 dollarë për njësi.

Këto përjashtime janë arsyet se përse OnePlus bëri mirë që “e uli zërin” për hiperbolizimin e produktit të tyre para një viti. OnePlus 2, i cili qe prezantuar në vitin 2015, pretendonte se do t’i mundte flagship-ët e 2016-ës.

Tani pajisja OnePlus 3 mund të konkurojë me flagship-ët e momentit pa pritshmëri të jashtëzakonshme nga ana e klientëve. Dhe me një çmim prej 399 dollarë, 399 euro dhe 309 pound, OnePlus më në fund mund ta marrë me sukses statutin e konkurentit të flagship-eve.

 Galeri me foto të OnePlus 3:

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.