Mark Zuckerberg mbrohet nga hakerat vetëm me një copë ngjitëse

Kur je një ndër njerëzit më të pasur në planet dhe gjithashtu edhe njeriu më i fuqishëm në teknologji, si arrin ta mbash veten të sigurt nga hakerat të cilët marrin pamje nga kompjuteri juaj? Sipas Mark Zuckerberg, duhet thjeshtë një copë ngjitëse.

Zuckerberg postoi një mesazh urimi në Facebook pak orë më parë pasi Instagrami arriti një shifër përdoruesish mujor prej 500 milion. Ai ishte momenti kur njeëzit fulluan të vërejnë disa gjëra të çuditshme në atë foto, ku kamera dhe porta e mikrofonit të MacBook-ut të tij ishin mbuluar me një copë ngjitëse.

Dua të them, sifoqoftë askush nuk mundet ta hakojë kamerën tuaj të laptop-it kur imazhi është bllokuar fizikisht, apo jo? Çfarë gjeniu!

(Dhe po, ajo është pikërisht tavolina e punës së Zuckerberg-ut, siç është parë edhe në livestream-et e mëparshme).

T’i lëmë shakatë mënjanë, Mark Zuckerberg nuk është i vetmi person i cili e bën këtë. Drejtori i FBI-së James Comey e bën atë gjithashtu, dhe është shumë më e thjeshtë se sa të implementosh ndonjë software shtesë.

Në fakt ka pak ironi për këtë ide që Zuckerberg mund të jetë pak paranoid rreth idesë se njerëz të tjerë munt të jenë duke e spiunuar atë ndërkohë që facebook bën para duke koleksionuar të dhnat e përdoruesve. Por hej, kur pasuria jote arrin shifrën 38 miliard dollarë, ne nuk mund të të fajsojmë ty për mburrjen e privatësisë. Jam i sigurt se ai mund t’i shpenzojë ato për kompaninë.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.