Alphabet tejkalon Apple, duke u bërë kompania më e vlefshme në botë

Me publikimin e raportit të fitimeve të tremujorshit të fundit, kompania mëmë e Google Alphabet u bë kompania më me vlerë në botë, dhe e nxorri Apple nga ky vend i lakmuar.

Raporti i Alphabet-it ishte i ndarë në dy segmente: një për biznesin e saj kryesor, dhe një për sipërmarrjet e shumllojshme, të gjera dhe me rrezik të lartë. Kompania grumbulloi plot 3,6 miliard dollarë vitin e kaluar, si eksperimentimet me makinat vatë-lëvizëse dhe balonat shpërndarëse të internetit. Por kjo është mënyra se si funksionon ambicia e buxhetit për kërkime dhe zhvillime.

Ashtu siç u befasuan pritshmëritë, raporti i tregoi “Wall Street”-it atë çka “Wall Street”-i dëshironte të shihte, që biznesi i Google po shkon më së miri.

Sipas specialistëve, “Alphabet” vlerësohet me 568 miliard dollarë, ndërsa “Apple” me 535 miliard dollarë.

alphabet_1
alphabet_2
  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.