Si të bleni online në mënyrë të sigurtë
Duhet t’a themi që ekziston çdo arsye në botë për të bërë blerje online. Dyqane ka pafund. Zgjedhja është marramendëse. Blerjet janë të sigurta. Transporti është i shpejtë. Edhe kthimet janë goxha të lehtë, nëse dyqani u’a jep këtë të drejtë. Pra blerjet online ose pazari nuk ka qenë kurrë më i lehtë ose më i përshtatshëm për konsumatorët se sa sot.
Po për ato tipat e këqinj që vihen në pritë çfarë mund të bëjmë?
Përdorimi i sulmeve me anë të phishing (ku vjedhësit përpiqen t’ju mashtrojnë duke ju shfaqur një faqe e cila pretendon se është e vërtetë dhe në këtë mënyrë, në momentin që ju fusni kredencialet tuaja dhe madje edhe informacione të kartës së kreditit duke pretenduar të jetë një faqe interneti e vërtetë, apo edhe banka juaj, të dhënat tuaja në këtë rast vidhen) ka rënë, megjithëse akoma gjen përdorim edhe sot, në kohën e shkrimit të këtij artikulli.
Në tre mujorin e dytë të viti 2015, sistemi Anti-Phishing është tërhequr 30,807,071 herë në kompjuterat e përdoruesve Kaspersky Lab. 509,905 URL të maskuara phishing janë shtuar në bazat e të dhënave të Kaspersky Lab gjatë kësaj periudhe.
Për një kohë relativisht të gjatë, përqindjen më të madhe të përdoruesve të prekur nga sulmet phishing e mbante Brazili, edhe pse në tre mujorin e dytë të vitit 2015 numri ra me gjysmën krahasuar me tremujorin e mëparshëm. E njëjta gjë ndodhi me numrat phishing në shumë vende të tjera.
Por qetësohuni. Megjithëse alarmante, këto statistika nuk duhet t’ju mbajn larg blerjeve online. Në këtë rast ju duhen ca këshilla praktike, disa udhëzime bazë dhe mund të bëni pazar me besim të plotë.
Portali gjbiteam.com ka listuar disa këshilla dhe udhëzime se si të qëndroni të sigurt kur bëni pazar online.
Përdorni uebsajte të njohura
Filloni përdorni një faqe të sigurt në vend që të bëni pazar duke përdorur motorët e kërkimit. Rezultatet në motorët e kërkimit mund të manipulohen duke ju dërguar kështu në një rrugë të gabuar, sidomos kur keni kaluar disa faqe tek ky i fundit. Një nga dyqanet online që të gjithë ne njohim, i cili plotëson çdo kriter është Amazon.com por sigurisht që nuk ka pse të jetë i vetmi vend ku ju mund të bëni pazar. Personalisht shpenzoj shumë kohë duke kërkuar në Amazon, por shpesh herë përfundoj duke blerë në eBay.
Bëni kujdes nga uebsajtet që kanë ngjashmëri sa i përket emrit të domain-it që përdorin si psh amazon-amadon. Çmimet në të tilla sajte mund të duken joshëse, por kjo është mënyra e tyre për t’ju mashtruar.
Kërkoni për drynin
Kurrë mos bleni diçka në internet duke përdorur kartën tuaj të kreditit nga një sajt i cili nuk ka kriptim SSL (Secure Sockets Layer) të instaluar. Mund t’a kuptoni që një sajt ka SSL sepse URL-ja e atij sajti do të fillojë me HTTPS: // (në vend të HTTP: //). Gjithashtu do ju shfaqet dhe një ikonë me një dry të mbyllur, në shiritin e adresave, majtas, në krye të shfletuesit tuaj web.
Kontrolloni llogarinë tuaj bankare
Mos prisni që në momentin kur të keni për të marrë rrogën, të shihni dhe sa para ju kanë ngelur në llogarinë tuaj. Sot shumë banka ju ofrojnë të kontrolloni llogarinë online, e-banking, si nga kompjuteri ashtu edhe nga telefoni juaj. Por nëse nuk jeni një person i lidhur shumë me internetin, bankat ju ofrojn dhe një mënyrë tjetër njoftimi në rastet kur kryhet një pagesë, duke ju dërguar kështu një mesazh në nurmrin tuaj të celularit, i cili ju vë në dijeni që një pagesë u krye nga karta juaj drejt “Filan” personi apo “X” kompanie. Nëse ju nuk e keni autorizuar këtë veprim atëherë njoftoni direkt bankën tuaj që të parandaloj një dëm akoma më të madh.
Siguroni kompjuterin tuaj
Keqbërësit nuk rrinë thjesht ulur duke pritur që ju t’ju jepni të dhënat tuaja, ndonjëherë ata ju japin diçka ekstra për t’i ndihmuar që gjërat të shkojn sa më thjesht për ta. Ju duhet të mbroni vetën tuaj nga maluerë duke përditësuar kështu vazhdimisht antivirusin tuaj. Nëse kompjuteri juaj është i infektuar, një kriminel kibernetik mund të identifikojë shtypjet e butonave në tastierën tuaj duke marrë në këtë mënyrë informacione tepër konfidenciale. Kjo do ta mundësonte të përdorë emrin tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimin për blerje online, apo të merrte informacion mbi kartën e kreditit.
Nëse keni fëmijë në shtëpi, do të ishte mirë të kishit dy kompjutera, një për fëmijët dhe një për të rriturit. Fëmijët janë shumë kuriozë dhe ndërveprojnë me teknologjinë, dhe si rrjedhojë, mund të infektojnë kompjuterin. Nëse nuk është e mundur të keni dy kompjuterë, atëherë së paku duhet të keni llogari të ndryshme dhe të siguroheni që fëmijët tuaj të mos kenë të drejta administrimi.
Përdorni fjalëkalime të forta
“Sigurohuni të përdoni një fjalëkalim të fortë” është një këshillë që vazhdimisht e shohim online. Nuk kam ndërmend të ndalem në këtë pjesë sepse tani shpejt kemi shkruar një artikull për mënyrën e krijimit të një fjalëkalimi unik dhe të fortë gjithashtu.
Shmangni internetet publike
Shpresojmë se nuk duhet t’ju themi se është një ide e keqe për të përdorur një kompjuter publik për të bërë blerje, por megjithatë nëse ju bëni një gjë të tillë, mos harroni të dilni nga llogaria juaj, edhe në qoftë se thjesht po kontrolloni e-mail-in.
Po nëse përdorni laptopin tuaj për të bërë blerje online, ndërkohë që jeni të lidhur me një internet publik? Nëse ju vendosni të bëni një gjë të tillë, do ju duhet një lidhje Wi-Fi. Në momentin kur lidheni, përdoreni internetin vetëm kur hyni në Web duke përdorur një rrjet virtual privat (VPN). Mund të krijoni një falas me anë të AnchorFree Hotspot Shield.
Mëso çfarë është e mirë për të qenë e vërtetë
Nëse ju ofrohet diçka që ju mendoni se është shumë e mirë për të qenë e vërtetë, me shumë mundësi ashtu është. Nëse ju duket diçka e dyshimtë, si për shembull, një shitës refuzon për të dhënë detaje mbi një produkt apo i shmanget pyetjes sa i përket çmimit, praktika më e mirë në këtë rast është t’a shmangni ju atë.
Përveç kësaj, ju nuk duhet të ndiheni nën presion për të dhënë informacion. Në qoftë se ju kërkohet diçka e cila mendoni që nuk duhet t’i jepet një shitësi, largohuni, zhvendosni pazarin tuaj online diku tjetër.