fbpx

Dëshironi të provoni Windows 95?

Windows 95 ishte një nga versionet më popullor të Windows, i cili u lançua në vitin 1995. Ishte një version i thjeshtë me përmirësime mbi Windows 3.1. Nëse nuk ju është dhënë mundësia të përdorni Windows 95 dhe dëshironi t’i hidhni një sy, se si ka funksionuar, tashmë është një shërbim online, ueb, i cili vë në punë Windows 95-ën nga një shfletues. Microsoft, në Windows 95 prezantoj shumë koncepte të reja si menu-në Start, Taskbar dhe Zonën e Njoftimeve .

Pasi ju hapni shërbimin, mund t’ju marrë një kohë të gjatë para se Windows 95 të vihet në punë dhe kjo varet nga lidhja juaj e internetit. Imazhi disk është 47 MB ​​i kompresuar (131MB i dekompresuar), kështu që do ju duhet të jeni të durueshëm. Versioni i bazuar në shfletues i Windows 95-ës është krijuar nga programuesi Andrea Faulds dhe meqë është krijuar duke përdorur CPU të emuluar, ka shumë kufizime si përplasje në momentin e hapjes së aplikacionve si psh. Internet Explorer.

Megjithëse nuk reagon siç duhet, ende mund të luani me të dhe të merrni atë ndjenjën nostalgjike nëse keni qenë një nga adoptuesit e hershëm të këtij OS-i.

Zhvilluesi gjithashtu përmendi se kjo mund të jetë një shkelje e autorit për shkak se Windows 95 është ende një pronë e Microsoft, por ai gjithashtu u shpreh se shërbimi është krijuar për qëllime edukative dhe asnjë përfitim monetar nuk vjen nga kjo.

Shënim: Mund të merrni ca paralajmërime sa i përket përpalsjeve në OS, por të paktën do të jeni në gjendje për të kontrolluar disa karakteristika të vjetra në OS.

Provoni Windows 95 në shfletues