Apple ka rikuperuar më shumë se 1 Ton Ar nga riciklimi i iPhone-ve vitin e kaluar

Apple ka zbuluar një mënyrë për të bërë dhjetëra miliona dollarë nga iPhonet e vjetër, të thyer, apo të padëshiruar më.

Në raportin vjetor mjedisor të lëshuar këtë javë, Apple tha se ka rikuperuar më shumë se një ton ar nga iPhone-t, iPad-ët dhe Mac-ët e riciklueshëm vitin e kaluar, e cila kap vlerën e $ 40 million.

Ari përdoret në pajisjet elektronikë të konsumit, për shkak se është përçues i shkëlqyer i elektricitetit. Argjendi në të vërtetë është përçues shumë më i mirë, por dëmtohet shpejt. Bakri është super i lirë, por i lëviz elektronet shumë ngadalë për disa nga detyrat më të rëndësishme.

Nga 40823 Ton të mbeturinave përmes programit të saj të riciklimit, Apple tha se 27669 Ton prej tyre ishin materiale të ripërdorshme. Ari përbënte një sasi relativisht të parëndësishme. Por, me që ari aktualisht po tregtohet në më shumë se 1,200 $ për troy ounce (1t oz= 31.10348g), është ndër materialet më të vlefshme që është rikuperuar nga të gjitha këto pajisje të vjetra.

Apple tha gjithashtu se kishte mbledhur edhe 10432 Ton çelik, 5896 Ton plastikë, 5443 Ton qelq, 2041 Ton alumin, 1360 Ton bronz dhe 3 Ton argjend.