Më gjithë këto karakteristika në Messenger, për çfarë shërben më Facebook?
Dikur Konferenca F8 e Facebook ishte ajo koha kur përdoruesit mburreshin me ridizenjimin e paevitueshëm të sajtit, por në vend të kësaj, Facebook e ka fokusuar vëmendjen në produktin e tij që po rritet me ritme të shpejta: Messenger.
Hapja e konferencës na prezantoi me disa mjete të reja të Facebook, si “Quotes sharing” dhe “butonin Save“, dhe pjesa më e madhe e kohës u shpenzua në mekanizimin e Bot-eve në Platoformën Messenger.
“Messenger”
Duke konsideruar faktin se Messenger dhe WhatsApp dërgojnë tre herë më shumë mesazhe se SMS-të e dërguara globalisht, nuk është surprizë se Facebook e kupton që mesazhet janë vendi ku përdoruesit e hershëm kanë emigruar.
Pas të gjithave, këta përdorues po ndajnë me njëri-tjetrin më pak se sa kanë ndarë ndonjëherë, përse duhet të postosh një link në murin e shokut tënd dhe të etiketosh të gjitha pjesët e përshtatshme kur mund ta dërgosh atë nëpërmjet Messenger dhe të kesh bisedën tënde private të mbushur me GIF-e dhe stikera?
Me bot-et e bisedave në Platformën e Messenger, ju do ta përdorni Messenger më shumë se sa thjeshtë për të ndërvepruar me miqtë tuaj. Ju mund tu shkruani atyre kur të jeni të uritur për ushqim Kinez, kur doni të telefononi një Uber, ose keni nevojë dëshpërimisht për lule për t’i kërkuar falje të dashurës suaj. Ju mund t’i shkruani burimeve të preferuara për lajme sipas interesave tuaja, ose të kontaktoni një dyqan kur porosia juaj është vonuar. Ju mund t’u dërgoni para miqve tuaj pas një darke në grup.
Madje të gjitha këto nuk kanë nevojë për një llogari në Facebook.
Këto trende konsumimi janë të ngjashme me ato çka aplikacionet e mesazheve në Azi kanë bërë për vite me radhë. Ju mund të shkoni për të bërë pazar apo të rezervoni takime direkt nga WeChat apo Line, dhe të gjitha këto shërbime kërkojnë vetëm një adresë e-mail’i ose numër telefoni për t’u regjistruar.
Nëse ju së shpejti mund të kryeni të gjitha shërbimet e Facebook në Messenger, atëherë për çfarë na nevojitet? Videot 360-gradë dhe Instant Articles janë të papara, por po ashtu janë edhe YouTube dhe Google AMP.
Ndërsa përdoruesit mblidhen më shumë tek Messenger se sa tek Facebook, ose në rrjete sociale të tjera dhe aplikacione mesazhesh, gjithçka që mbetet është një shikim i shpejtë i ekzistencës së internetit tonë që prej viteve të kaluara. Vetëm nëse Facebook fillon të risojë disa karakteristika origjinale në sajt, do të mund të bëhej thjeshtë një katalog i konsumatorëve për tregtarët online për të studiuar dhe shënjuar me reklama dhe produkte të reja.