fbpx

Xiaomi zbulon smartfonin Mi 4S me 3GB RAM

Thashethemet mbi Xiaomi Mi 5, rrjedhjet dhe konfirmimet zyrtare i kemi parë mjaft shpesh gjatë muajve të fundit. Por kompania ka konfirmuar se pajisja do të prezantohet sot, në Pekin dhe Barcelonë gjatë Kongresit Botëror Mobile. Eventi në Pekin ka filluar pak më herët se ajo në Barcelonë, dhe Xiaomi ka zbuluar tashmë një smartfon, dhe nuk është Mi 5, por Mi 4S i cili është përfolur se do zbulohej disa orë para eventit.

Xiaomi Mi 4S ndjek hapat e pajisjeve Mi 4C dhe Mi 4i të cilat u prezantuan vitin e kaluar. Të dy këto telefona ishin mjaft të aftë, dhe Mi 4S në fakt është mjaft i ngjashëm me Mi 4C sa i përket karakteristikave, edhe pse dizajni i tij është shumë ndryshe. Xiaomi Mi 4S vjen me një ekran FullHD 5-inch (1920 x 1080, 441 PPI), së bashku me 3GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme të zgjerueshme. Ky smartfon fuqizohet nga një proçesor Qualcomm Snapdragon 808 64-bit Hexa-core dhe nga një GPU Adreno 418. Mi 4S mbështet 4G LTE (me VoLTE), dhe paketon një bateri jo të lëvizshme 3,260mAh. Kjo pajisje është e përbërë nga metali dhe qelqi, dhe sjell një skaner gjurmësh gishtash në pjesën e pasme të saj. Butonat e ndezjes/kyçjes dhe volumit janë të vendosur në anën e djathtë të pajisjes. Ka një kamer kryesore 13 megapiksel dual-LED e cila ndodhet mbrapa, ndërkohë që ka edhe një tjetër frontale 5 megapiksel. Ky është një telefon dual-SIM, dhe vjen me Android 6.0 Marshmallow të para-instaluar, si dhe ka përmbi të Xiaomi MIUI 7 OS. Karikimi i shpejtë, Qualcomm Quick Charge 2.0 është gjithashtu pjesë e kësaj pakete, duke mos harruar dhe një sensor me infra të kuqe në anën e sipërme të pajisjes. USB Type-C është gjithashtu në dispozicion, dhe është e vendosur në pjesën e poshtme të këtij telefoni.

Xiaomi Mi 4S mund të konsiderohet si një smartfon i rangut të mesëm, dhe vjen në ngjyrat: zi, të bardhë dhe Ari. Për karakteristikat që ka, pajisja në fakt është mjaft e përballueshme. Xiaomi Mi 4S ka një çmim prej 1,699 juan ($ 260) në Kinë, dhe në rast se ju jeni të interesuar, pajisja do të jetë në dispozicion për t’u blerë duke filluar nga 1 Marsi.