Apple lëshon iOS 9.3.2, rregullon problemet e iPhone SE me Bluetooth dhe gabime të tjera

iOS 9.3.2

Apple sapo ka lëshuar iOS 9.3.2, një përditësim i vogël i iOS 9 i cili rregullon disa gabime të vogla. Rregullimi më i rëndësishëm është në lidhje me iPhone SE, i cili kishte disa probleme me audion kur lidhej me një pajisje me anë të Bluetooth. gjithashtu tani mund të përdorni funksionin “Night Shift” dhe “Low Power Mode” në të njëjtën kohë. Të gjitha shënimet e lëshimit janë këtu:

  • Rregullon problemin ku disa pajisje mund të kishin humbje të kualitetit të audios kur lidheshin me iPhone SE
  • Rregullon problemin kur kërkonit për një fjalë në fjalor, dhe kërkimi nuk bëhej
  • Adreson problemin i cili pengonte shkruajtjen e një adrese e-mail’i kur përdorej tastiera në gjuhën Japonisht
  • Kana në apliakcionin MAil dhe Messages
  • Rregullon problemin e VoiceOver kur përdorej zëri i Aleksit, kur ndryshohej zëri i tij për të lexuar pikësimet dhe hapësirat
  • Rregullon një çështje e cila pengonte serverat MDM të instalonin apliakcionet B2B

Të gjitha këto rregullime janë raste shumë të vogla, të cilat kanë prekur vetëm një pjesë të vogël të përdoruesve të iOS, ndërsa zhvillimet e mëdha në iOS 9 ndaluan me iOS 9.3, në të cilin Apple e ktheu vëmendjen e saj në versionin e ri të iOS i cili do të prezantohet muajin e ardhshëm në WWDC. Përditësimi është i disponueshëm për të gjitha pajisjet të cilat mbështesin iOS 9, duke përfshirë iPhone 4S ose më lart; iPad 2 ose më lart; të gjithë iPad mini dhe Pro; dhe gjeneratën e pestë dhe të gjashtë të iPod Touch.

Apple gjithashtu lëshoi disa përditësime të vogla për platformat e saj të derivuara nga iOS, Apple Watch dhe gjeneratën e 4-t të Apple TV. Shënimet e lëshimit të watchOS 2.2.1 dhe tvOS 9.2.1 nuk tregojnë ndonjë rregullim specifik, por nëse doni “rregullimet dhe përditësimet e sigurisë” së fundit, ju mund ti shkaroni ato tani.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.