SwitchOff një aplikacion që ndihmon prindërit dhe fëmijët
Smartfonët janë të dobishëm, natyrisht, por ato gjithashtu ndryshojnë marrëdhëniet prind-fëmijë, duke krijuar një lidhje të vazhdueshme që shpesh mund të keqkuptohet si një lidhje e shëndetshme. Mund të dobësojë autoritetin dhe obligacionet tuaja, dhe në duart e fëmijëve, gjykimi i të cilëve ende nuk është zhvilluar plotësisht, smartfonët mund të çojnë në zgjedhje të gabuara dhe pasojat edhe më të rënda.
Për këtë gjbiteam.com ka menduar të shkruaj rreth një aplikacioni i cili quhet SwitchOff. Ky aplikacion është krijuar nga dy shqiptarë dhe ju vjen në ndihmë juve si prind që të kontrolloni dhe përcaktoni se çfarë aplikacionesh mund të përdorin fëmijët tuaj dhe në çfarë kohe. Aplikacioni SwitchOff ju mundëson gjithashtu se si të menaxhoni dhe funksionet e tjera.
Aplikacionin “SwitchOff” mund ta shkarkoni dhe instaloni direkt nga Play Store në smartfonin tuaj apo tabletin tuaj Android dhe pas instalimit dhe sigurimit të kodit prindëror me PIN ju mund të zgjidhni të gjithë aplikacionet dhe të programoni kohën se kur duhet të ketë qasje fëmija juaj. Aplikacioni kushton 1$.
Disa nga karakteristikat që ofron aplikacioni:
– Kontrolli prindëror mbron fëmijët tuaj.
– Kontrolli prindëror është shumë i lehtë për ta programuar.
– Kontrolli prindëror duhet instaluar vetëm një herë.
– Për momentin është në dizpozicion vetëm për platformën Android.
– Aplikacionet që janë të instaluar nga fëmijët tuaj (nëse Google Play është dhënë nga ju), duhet të miratohen gjithmonë nga ju.
– Home, Menu dhe butonat tjerë në smartfon janë gjithashtu të kufizuar.