Samsung patenton një “smartwatch” e cila projekton imazhe në dorë

Samsung ka aplikuar për një patentë për teknologjinë e orës së zgjuar e cila mund të projektojë ndërfaqe virtuale në dorë apo në krah. Patenta tregon gjithashtu të njëjtën pajisje duke u përdorur me ekrane të pajisjeve VR dhe AR, e cila mund të projektojë imazhe në sipërfaqe rrethuese, si p.sh. një mur. Skicat e patentës tregojnë një smartwatch e cila projekton një tastierë telefonatash, njoftime, opsione menu, madje edhe një sipërfaqe të shkruajtshme në pjesën e pasme të dorës dhe parakrahut të personit. Shihet një mbajtëse e cila ndërvepron me këto ndërfaqe jashtë orës së zgjuar. Ndërkohë që kjo është thjeshtë një patentë, dhe nuk siguri se Samsung mund të jetë me të vërtetë duke zhvilluar këtë teknologji, është shumë bukur të mendosh se së shpejti mund të marrim më shumë funksione nga ekranet e vogla të orëve të zgjuara.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.