fbpx

Nis transmetimin shërbimi muzikor Apple Music

Apple lëshoi versionin e fundit të sistemit të saj operativ për pajisjet mobile, iOS 8.4. Përdoruesit do të kenë mundësi të instalojnë këtë përditësim të ri. iOS 8.4 mund të konsiderohet si një sistem i rëndësishëm, pasi ofron mbështetje për shërbimin muzikor Apple Music.

Sipas Apple-it, ky shërbim i ri “do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si mendoni për muzikën”. Ai ju lejon të dëgjoni muzikë në kohë reale nga katalogu iTunes. Përdoruesit do të kenë mundësi gjithashtu të “lidhen” me artistët dhe të shpërndajnë nëpër rrjetet sociale këngët që bandat muzikore apo këngëtarët kanë shpërndarë në shërbim. Apple lëshoi edhe stacionin e parë radio 24/7, Beats 1. Të intervistuarit e parë në këtë radio do të jenë Eminem, Justin Timberlake, Pharrell dhe Dr Dre.

Shërbimi muzikor Apple Music kushton 9.99 dollarë në muaj, ose 14.99 dollarë për një familje me deri në 6 persona.