9 aplikacionet më të mira për iPhone dhe iPad gjatë muajit Prill

Në këtë postim kemi vendosur të bëjmë një listë me aplikacionet më të mira për iPhone dhe iPad gjatë muajit Prill, të cilat duhet t’i shkarkoni menjëherë ato në iPajisjen tuaj.

Hippo Pics

Keni një jetë që postoni foto në Instagram, por nuk merrni vesh nga editimi i tyre?

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë duhet t’i hidhni një sy Hippo Pics patjetër.

iPhone dhe iPad

Përgjithësisht, ju lejon ju të ngarkoni fotot tuaja të cilat keni dëshirë t’i ngarkoni ato në Instagram dhe nëse ato janë të konsiderueshme, edituesit profesional të fotove do t’i rregullojnë ato për ju.

Çdo shkallë e rregullimit është ruajtur për ju në mënyrë që ju t’i vini re, kësthu që ju mund të shfletoni imazhet e njerëzve të tjerë nëse nuk doni të ngarkjoni imazhet tuaja.

Mos ngarkoni selfie-t apo imazhet e ushqimit tuaj, ato nuk i interesojnë askujt.

Hippo Pics

Glued

Të gjithë shpenzojmë shumë kohë përpara ekranit të celularit, dhe pak a shumë të gjithë jemi fajtorë, por Glued është një aplikacion i cili po mundohet të na e reduktojë këtë zakon të keq, sado ironike të duket.

Në këtë aplikacion janë përfshirë të gjithë anëtarët e familjes suaj dhe mat përdorimin e smartphone-ve të tyre.

iPhone dhe iPad

Për prindërit ka edhe një kontroll të kohës që shpenzon fëmija para ekranit. Por u lejon fëmijëve përdorimin e smartphone-it për gjëra pozitive, si kërkime në Google për detyrat e shtëpisë, e cila nuk llogaritet në kohën e përdorimit të tij.

Glued

Word Flow

Microsoft lëshoi dy tastiera të reja për pajisjet iOS në Prill, duke përfshirë edhe Hub Keyboard të njëjtë e cila u krijua për Android në Mars.

Kjo e fundit, Word Flow, ka në shënjestër përdoruesit e smartphone-ve me ekran të madh të cilët kanë vështirësi në të shkruarit në to.

Microsoft World Flow iPhone dhe iPad

Aplikacioni ju ndihmon të personalizoni ngjyrat, background-in me imazhe të ndryshme, dhe ka një tastierë në formë harku e cila e bën më të lehtë shkrimin në të.

Për momentin, është e disponueshme vetëm për përdoruesit në Sh.B.A.

Word Flow

Hear

Hear për iOS është aplikacioni i pari i ri nga RjDj për vite me rradhë, dhe vazhdon të mbajë të njëjtin koncept për të transformuar totalisht marrëdhënien tuaj me tingujt.

Është i ndërtuar nga shtatë skena audio-sh të cilat janë dizenjuar të performojnë funksione specifike, si p.sh: të lehtësojë dëgjimin tuaj në mjedise të zhurmshme. Disa janë thjeshtë të çuditshme.

Hear iPhone dhe iPad

Ju do t’ju duhen kufjet për ta përdorur këtë aplikacion, por është falas për t’u shkarkuar.

Hear

Google Photos

Google lëshoi disa përditësime për Photos këtë muaj, duke përfshirë edhe disa të cilat janë të disponueshme vetëm në Android për momentin por do të vijnë së shpejti edhe në iPhone.

emojisearch3 iPhone dhe iPad

Përveç karakteristikave fantastike si organizimi i fotove sipas përbërjes së tyre, apo datave, tani mund ti kërkoni ato edhe nëpërmjet emoji-ve.

Google Photos

DJI+ Discover

Ndërkohë që ngritja e droneve mund të jetë një aktivitet solo, është shumë më e shoqërueshme të takoni individë me të njëjtën mendje si ju.

Nëse kjo ju përshtatet ju, tani do të jetë më e lehtë me DJI’s new Discover app për Android dhe iOS.

iPhone dhe iPad

Gjithashtu ju ndihmon të takoni pilotë të tjerë dronesh, dhe t’ju sugjerojë sporte të tjera fluturimesh.

Ose nëse nuk keni fare dron, është një mënyrë e mirë për të gjetur takime të zakonshme pranë jush.

➤ 

Kik bots

Kik bots janë si mini aplikacione të cilat funksionojnë brenda aplikacioneve të tjera. Në këtë rast, Kik funksionon brenda Messenger për të komunikuar me bot-e të ndryshme.

iPhone dhe iPad

Ka plot gjëra interesante, por njëra është edhe Record Bird, e cila ju përditëson ju me të gjitha këngët e reja.

Thjeshtë kërkoni për bot-in Record Bird në Kik dhe filloni të bisedoni.

➤ Kik

Patternator

Nëse ju jeni ai lloj personi të cilit i pëlqen të vendosë tema të personalizuara në celularin tuaj, apo “shkulni” çdo rregullim të mundshëm të tij me anë të Jailbreak, atëherë ka shumë mundësi që të doni edhe një kasë të personalizuar për t’u përshtatur me to gjithashtu.

Patternator për iOS ju lejon ju të krijoni një dizajn apo të përdorni mijëra background-e apo sticker-a të gatshëm.

iPhone dhe iPad

Ju mund t’i ndani design-et e krijuara në rrjetet sociale apo ti shkarkoni ato për t’i përdorur si wallpaper për desktop. Ose mund t’i përdorni për të porositur një kasë për iPhone-in tuaj.

Patternator

Inbox nga Google

Google njoftoi një sërë përditësimesh në Prill për përdoruesit e Inbox-it të saj për Android dhe iOS.

Por më e rëndësishmja, ju lejon të mbani nën kontroll eventet apo e-mail’e të tjera shumë lehtë, duke ju kursyer kështu kohën tuaj. Ju tani mund të lexoni gazetën direkt nga inbox-i juaj.

iPhone dhe iPad

Megjithatë, pjesa më e bukur është mënyra se si aplikacioni ju lejon të përdorni karakteristikën “Save to inbox”, në vend që t’ia dërgoni përsëri vetes këto email-e në mënyrë që ti ruani.

Inbox by Google

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.