Zyrtare: Windows 10 për desktop po vjen më 29 Korrik
Pritja mori fund. Sot në orët e para të mëngjesit Microsoft njoftoi se të gjithë konsumatorët mund të shkarkojnë Windows 10-ën më 29 Korrik, dhe veçanërisht ata që kanë bërë një “rezervim” nga kompjuterat e tyre Windows 7 dhe 8.1. Për rezervimin do flasim mëposhtë.
Pikërisht me 29 Korrik, kompania tha se përveç se do të mund të shkakoni një kopje të Windows 10, do të keni mundësi edhe të blini një kompjuter Windows 10 nga distributorët. Dhe nëse bëheni pjesë e rezervimeve, Microsoft do të ofrojë Windows 10 përmes Windows Update në Windows 7 dhe 8.1.
Por mos prisni që platforma mobile Windows 10 të jetë e gatshme po atë ditë. Sipas informacioneve të kompanisë, 29 Korriku shënon datën e debutimit zyrtar të Windows 10 për kompjuterat desktop. Por që kompania nuk specifikoi as nëse 29 Korriku do të jetë dita kur do të debutojnë dy versionet Windows 10 Home dhe Professional.
Si të rezervoni Windows 10 nga kompjuteri juaj Windows 7 dhe 8.1?
Nëse jeni të shqetsuar për humbjen e shansit për të shkarkuar Windows 10 në 29 Korrik, skeni pse. Duke filluar që nga dita e sotme të gjithë ata që ndodhen në Windows 7 dhe 8.1 do të marrin një njoftim për përditësimet më të fundit. Përmes këtij njoftimi do të mund të kryeni rezervimin e Windows 10-ës i cili do të jetë falas për ata që kanë një kopje legale të sistemit operativ. Ky përditësim gjithashtu do të skanojë kompjuterin tuaj për të zbuluar nëse ka ndonjë problem të harduerit ose softuerit. Në total, përditësimi do të jetë 3 GB thotë Microsoft.