Apple Pay tani është në dizpozicion edhe në Japoni

Zgjerimi i Apple Pay tani ka arritur në Japoni. Me përditësimin e iOS 10.1, vjen edhe disponueshmëria e sistemit të pagesave NFC nga Apple për përdoruesit e iPhone në Japoni.

Apple Pay do të punojë në të gjitha vendet që pranojnë kartat Suica, QuicPay dhe iD. Shërbimi gjithashtu do të mbështesë standardin e pagesës FeliCa dhe kartën udhëtarëve Suica. iPhone 7 dhe Apple Watch Seria 2 tashmë janë të pajisur me chip FeliCa, duke e bërë adoptimin më të thjeshtë.

Për fat të keq, përditësimi nuk do të punojë me modelet e vjetra të iPhone, duke përfshirë 6s, 6 dhe SE. Ata mund të përdorin Apple Pay vetëm për të bërë pagesat brenda aplikacioneve apo online.

Fillimisht, Apple Pay do të punojë me kartat e kreditit dhe të debitit nga American Express, JCB, Mastercard, Aeon financiare, Orico, Credit Saison, Softbank, d Card, View Card dhe më shumë.