WhatsApp do sjellë në jetë telefonatat me video!

WhatsApp është një aplikacionet për mesazhim të famshëm në planet kështu që dhe ndryshimet më të vogla bien në sy… edhe pse ky nuk është një ndryshim i vogël. Po flasim për një ndryshim të mjaft të madh këtu. WhatsApp-i po qarkullon një mbështetje për telefonatat me video për aplikacionin për Android… por jo për çdokënd (edhe pse kjo ka kohë që ka qenë e disponueshme me anë të një patch-i nga Lucky Patcher.)
Mesa duket veçoria e telefonatave me video po vjen në mënyrë të rastësishme. Nuk do ju duhet një apk i përditësuar nëse jeni një nga testuesit e versioneve beta të Play Store (sepse mesa duket, përdoruesit po pohojnë sukses pasi e kanë provuar.) Nëse personi marrës nuk e ka versionin e suportimit të telefonatave me video, ai do marrë thjesht një telefonatë zanore. Prapëseprapë ju do shihni dizajnin e telefonatave me video. Historiku i telefonatave tregon një logo si një telefonatë me video por po të prekni ikonën e telefonatës me video, do ju shfaqet një gabim (si ç’tregohet më poshtë.)
1477420714416-1
Kur ju t’a keni të disponueshëm opsionin e telefonatave me video, do shihni një tabelë dialoguese që ju shfaq të dyja opsionet, atë të telefonatës me video si dhe atë zanor. Në të ardhmen ekziston mundësia që mund të ketë edhe një version që ndan veçmas ikonat e telefonatave me video dhe atyre zanore por për tani, jemi në mëshirë të mirësisë së WhatsApp.
Sa për cilësinë e telefonatave me video, nuk është se ka shumë informacion por “thuhet” se ka lajme të mira.
Nëse nuk jeni të regjistruar në programin e versioneve beta të Play Store, prapë mund t’a merrni versionin beta këtu. /@GJBITEAM.

Comments