Top 5 gjuhët e programimit që duhet të mësoni në 2017

Në industrinë e krijimit të programeve, teknologjitë e reja janë duke u zhvilluar në mënyrë të shpejtë. Të qëndruarit përpara në tregun e teknologjisë është shumë e rëndësishme për çdo programues. Sot do të flas për 5 gjuhët e programimit më të përdorura dhe më të suksesshme të këtyre viteve.

Top 5 gjuhët e programimit që duhet të mësoni në 2017

1. Java

Java është një nga gjuhët e programimit më të përdorura,  me rreth 9 milion programues dhe është e pranishme në 7 milion pajisje globalisht. Është dizenjuar për tu përdorur në çdo pajisje dhe kjo është arsyeja se pse përdoret për të krijuar programe për kompjutera, smartphone dhe gjithashtu TV “të zgjuar” (smart).

Java është gjuha e programimit më e përdorur në botë, kjo bazohet në PYPL – Popularity of Programming Language Index (Indeksi i popullaritetit të gjuhëve të programimit). Edhe pse komuniteti i teknologjisë festoi përvjetorin e saj të 20, kjo gjuhë programimi do të vazhdojë të dominojë tregun në 2017.

2. Python

Python është një gjuhë dinamike programimi me nivel të lartë e përdorur gjerësisht dhe me qëllim të përgjithshëm. Është gjuha e programimit e momentit dhe e zgjedhur si gjuha bazë (startuese) në kurset e universiteteve përreth botës. The Stone River Academy ka deklaruar që Python është gjuha e programimit e cila ka më shumë kërkesa për punësim.

Sipas PYPL, Python është rritur shumë këto 5 vitet e fundit (7%), duke ndjekur Java-n në popullaritet.

3. PHP

PHP-ja është gjuha më e përdorur e programimit për krijimin w aplikacione web, sepse ka një avantazh me konkuruesit e saj, ajo është open source (burim i hapur).

Shumica e rekrutuesve (menaxherëve) nëpër botë kërkojnë për zhvillues PHP-je që të krijojnë website dinamike të cilat janë responsive dhe interaktive.

4. Go

Go është një gjuhë programimi open source dhe e lirë (open source & free) e cila u krijua nga Google në 2007. Në 2016 popullariteti i saj kapi majat pasi ajo thekson thjeshtësinë, performancën e lartë dhe efektshmërinë. (& built-in support).

Duke pasur në mendje që shumë fillestarë e kanë zgjedhur atë si gjuhën e tyre të parë, 2017 është e garantuar që do të jetë viti kur kjo gjuhë do të popullarizohet edhe më shumë.

5. JavaScript

Javascript është një gjuhë dinamike programimi me nivel të lartë dhe e konsideruar si gjuha më e fuqishme dhe më me popullaritet në botë. Ajo përdoret si një “erëz” për web-in, duke i bërë faqet e tij interaktive.

Me Javascript ju mund të shfaqni mesazhe pop-up, të shtoni efekte në faqet e web-it ose të krijoni lojëra me funksione bazë.