Apple prezanton Apple Watch Series 3 me lidhje LTE

  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery

Apple prezantoi sot serinë e tij të re Apple Watch 3, e para që përfshinë lidhje LTE. Kjo do të thotë që tani mund të transmetoni muzikë dhe të telefononi dikë pa pasur telefonin tuaj në dorë.

Seria e re e Apple Watch 3 kushton 399 dollarë me lidhje celulare (LTE) dhe 329 dollarë pa të. Porositë fillojnë më 15 Shtator dhe do të jetë në dispozicion më 22 Shtator. Seria 1 tani kushton $249; kurse sa për Serinë 2-të akoma nuk dimë ende asgjë.

Seria 3 përfshin një procesor të ri dual-core që Apple thotë se është 70 për qind më i shpejtë, duke lejuar kështu Siri-n të flasë. Ky çip W2 i ri, thuhet se ofron 85 për qind Wi-Fi më të shpejtë, ndërkohë që gjithashtu është 50 për qind më efiçent ndaj energjisë, gjë e cila do të provojë që është e rëndësishme për shkak të lidhjes celulare e cila harxhon bateri më shpejt. (Apple thotë se ora do të mbajë bateri mbi 18 orë.)

Williams thotë se ekipit të Apple Watch i duhej ta rimendonte ndërtimin e orës së tyre për të akomoduar LTE-në. Në vend të një antene konvencionale, tek Apple Watch i ri vetë ekrani shërben si antenë, dhe megjithëse përdoruesit kanë nevojë për një SIM, Seria 3 përmban një SIM elsktronik më të vogël. Megjithatë, edhe me lidhjen celulare, Seria 3 ka të njëjtën madhësi me Serinë 2, por pjesa e pasme e saj është zgjeruar me 2.5mm.

Duhet theksuar se Apple nuk është krijuesi i parë i orës së zgjuar që përfshin një modem LTE. Ora e zgjuar e Samsung, Gear S3 ka si GPS dhe LTE, po ashtu edhe LG Watch Urbane (edicioni i dytë).