Apple prezanton iPhone 8 (dhe jo, jo ate fantastikun që prisnim).
Pas muajsh thashethemesh, pretendimesh dhe plot me spekulime, iPhone 8 më në fund erdhi. Por jo ai që na interesonte me ato risitë e vogla – ky është iPhone X. iPhone 8 është parimisht si iPhone 7S, por prapëseprapë nuk është së është gjëja më e keqe në botë.
Në thelb, dizajni është si ai i iPhone 7, me bezelë të stërmëdha e të dala mode. Ashtu si më parë, iPhone vjen në dy madhësi, iPhone 8 është 4.7 inç dhe iPhone 8 Plus është 5.5 inç. Edhe këtë herë, iPhone me IP67 e tij me rezistencë nga moti, vjen me speakera stereo, të cilat tani kanë 25% më shumë volum. Dhe jo, vendi për kufje nuk është kthyer.
Megjithatë, janë shtuar dhe disa gjëra të domosdoshme. Apple thotë se ekrani i vet ka xhamin më të fortë që është vendosur ndonjëherë në një telefon dhe teknologjia TrueTone, e inkorporuar e Apple nga iPad Pro, vjen për të adaptuar çdo gjë me dritë në dhomën tuaj.
Ajo përdor një çip me fuqi të ‘çmendur’ A11 bionic, i cili shfaqet për të lënë në shkretëtirë çdo smartfone tjetër. Ai përdor dy bërthama me fuqi të lartë dhe katër bërthama me efiçencë të lartë edhe matjet (benchmarks) tregojnë se kjo gjë, jo vetëm që e parakalon fuqinë e iPad Pro por përputhet edhe me MacBook-un e vet me bërthamë i5, Pro 13 inç. Ka gjithashtu edhe një GPU me 3 bërthama për të përmirësuar performancën e lojërave. Të dy procesorët janë gjithashtu të dizenjuar për të dhënë ndihmë në përpunimin e detyrave AR dhe Apple ka prezantuar me detaje në mënyrë aq mbresëlënëse (me 1.2 milion poligone!) një lojë të quajtur The Machines.
Kamera F1.8 është futur gjithashtu tek të dy modelet si dhe lente të përmirësuara F2.8 telephonto, në mënyrë ekskluzive tek ai më i madhi, edhe pse këndi i gjerë është bërë më i qëndrueshëm. Apple thotë se modaliteti portret në modelin Plus, është përmirësuar në mënyrë tejet të dukshme si dhe ka një funksion të ri beta të quajtur “Portreti me Ndriçim”, gjë e cila të ndihmon në krijimin sërë efekteve ndriçuese, me miklim dhe dramatike, njësoj si ato të një studioje. Ju mund të zgjidhni konfigurime të ndryshme ndriçuese, përshembull siç janë, Ndriçimi i Skenës, Ndriçimi i Studios, etj..
Videoja ka gjithashtu një përmirësim të ndjeshëm me ngjëshje më të mirë të 4K dhe video 240fps në 1080p.
Ashtu siç pritej, pajisja vjen me karikim me wireless. Si një surprizë e kënaqshme, Apple ka vendosur të shkojë me standardin e karikimit Qi Wireless, që do të thotë se funksionon në një sërë llojshmërish të karikueseve me Wireless, që janë tani të disponueshme.
iPhone 8 dhe 8 Plus do të dalin në treg me madhësi 64GB dhe 256GB e q ë fillojnë nga 699$ dhe 799$ për secilin model. Para-porositë do fillojnë më 15 shtator dhe do të jenë të disponueshme më 22 shtator.