Memorja e iPhone 7 do të fillojë nga 32GB

Kohët e fundit kemi dëgjuar mjaft thashetheme interesante për iPhone 7, por ky për të cilin do të flasim tani mund të jetë më i miri. Një burim jo-zyrtar thotë se memorja 16GB do të zhduket.

Në vend të 16GB, Apple po vendos 32GB si modelin bazë për iPhone-t e ardhshëm (E shef o Qazimo?). Gjithashtu edhe modeli 64GB nuk do të ekzistojë më.

Kështu, memorja e iPhone-ve të ardhshëm do të jetë 32GB për modelin bazë, 128GB për modelin mesatar dhe 256GB për modelin “unë e përdor iPhone-in tim edhe si një HDD të jashtëm.”

Cqo9uARVMAA3nWr
Foto e postuar nga “The Malignant” në llogarinë e tyre në Twitter.

Në fakt lajmi ka kohë që qarkullon nëpër web, por ishte “The Malignant” që e provoi këtë thashethem duke publikuar një fletë me specifikimet e memorjeve NAND e cila më së shumti i adresohet memorjes së iPhone 7, dhe njofton gjithashtu se do të jetë Toshiba prodhuesi i këtyre memorjeve.

Megjithatë nuk mund ta marrim si fakt të kryer, pasi Apple nuk ka pohuar apo mohuar asgjë deri më tani (dhe nuk pritet ta bëjë këtë, të paktën deri sa të prezantojë iPhone 7 në Shtator).

Gjithashtu duhet të kini parasysh se ky ndryshim mund të sjellë edhe një rritje çmimesh. Është e arsyetueshme të mendosh se Apple mund të mbajë të njëjtin çmim për modelin 32GB dhe 128GB, por mund ta rrisë atë në mënyrë drastike për modelin 256GB.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.