fbpx

macOS Sierra do të vijë këtë muaj. Ja se çfarë karakteristikash të reja sjell

Eventi i sotëm i Apple ishte shumë i zënë për iPhone dhe Apple Watch, por një gjë që fluturoi nën radar ishte Mac. Tek eventi, Apple bëri të qartë se MacOS Sierra do të lëshohet për publikun më 20 shtator.

Do të jetë për herë të parë ri-emërimi zyrtar i sistemit operativ të Mac nga OS X në MacOS, e cila e vë Mac në të njëjtin nivel me skemat e tjera të emërtimit të OS, si iOS, watchOS dhe tvOS.

Natyrisht, emri nuk është e vetmja gjë e madhe që vjen me MacOS Sierra, përditësimi gjithashtu vjen me karakteristika të reja, duke përfshirë:

  • Siri, i cili zyrtarisht vjen në Mac
  • Ç’kyçje automatike me Apple Watch
  • Mbështetje për Apple Pay
  • Dokumentet tuaja kudo, nëpërmjet iCloud
  • Picture-in-Picture
  • Menaxhim i hapësirës
  • Përmirësime në aplikacionin Photos
  • Karakteristika të reja në aplikacionin Messages
  • Karakteristika të shtuar për Apple Music
    dhe me tepër…

Të gjithë Mac-ët e prodhuar nga -2009 mund të përballojnë MacOS Sierra. Përfshirë këtu:

  • MacBook (Pas 2009-ës)
  • MacBook Pro (Pas 2010-ës)
  • MacBook Air (Pas 2010-ës )
  • Mac mini (Pas 2010-ës )
  • iMac (Në fund të 2009-ës)
  • Mac Pro (Pas 2010-ës )

Përmirësimi mund të bëhet falas direkt nga Mac App Store. Më poshtë po ju sjellim parametrat që duhet të plotësohen për të instaluar MacOS Sierra:

  • OS X 10.7.5 ose më të ri
  • 2GB RAM
  • 8.8 GB hapësirë në dispozicion
  • Disa karakteristika kërkojë një Apple ID.
  • Disa karakteristika kërkojnë shërbim interneti