AT&T do të vazhdojë testimet e 5G, 10-100 herë më e shpejtë se 4G LTE

Kompania Amerikane e Telegrafit dhe Telefonisë ka njoftuar se do të vazhdojë të testojë teknologjinë 5G këtë vit, duke përfshirë testimet laboratorike në tremujorin e dytë të këtij viti, dhe testimet e jashtme gjatë verës. Kompania telefonike parashikon që shpejtësia e 5G të jetë 10-100 herë më e shpejtë se sa lidhjet mesatare të 4G LTE-së së ditëve të sotshme, me vonesë të reduktuar.

Klientët do të shohin shpejtësi të matur në gigabit për sekondë, jo megabit. Për shembull, në shpejtësinë 1 gigabit për sekondë, ju mund të shkarkoni shfaqjet televizive në 3 sekonda. Klientët gjithashtu do të shohin një vonesë shumë më të vogël me 5G. Vonesa për shembull, është se sa kohë të duhet të presësh që video-ja të vazhdojë të luhet pasi ju keni shtypur “Play” në aplikacionin e videove në pajisjen tuaj. Ne presim që vonesa e 5G të jetë nga 1 në 5 milisekonda.

Standartet mbarëbotërore vazhdojnë të mungojnë për teknologjinë 5G, por grupi 3GPP synon që të përfundojë fazën e parë të këtij procesi në vitin 2018. Futja në punë dhe përhapja e 5G ka shumë mundësi të zgjasë deri në vitin 2020, por kompania planifikon të sigurojë lidhje wireless në disa zona të caktuara në Austin para fundit të vitit. Kompania bashkohet me Verizon, e cila do të jetë gjithashtu duke bërë testimet në terren të 5G këtë vit.

Rrjeti 5G i AT&T do të bazohet në teknologji si valë milimetrike, virtualizimi i funksionit të rrjetit (NFV), dhe rrjeti i përcaktuar në software (SDN). Rjeti telefonik i ka zhvendosur 14 milion klientë me wireless në rrjetin e tij të virtualizuar ndërkohë, dhe thotë që miliona të tjerë do të zhvendosen këtë vit. AT&T planifikon të virtualizojë 75% të rrjetit të tij përgjatë 4 viteve të ardhshme drejt teknologjisë 5G.

Është shumë herët për të parashikuar rrugën e Apple drejt lidhjes 5G. Apple ishte shumë e shpejtë duke mbështetur teknologjinë LTE e Avancuar, një standart më i shpejtë i LTE, në iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus ose më pas, por të dyja teknologjitë si 3G ashtu edhe LTE kishin kohë që ishin të disponueshme vite më parë se Apple t’i adoptonte ato. Bazuar në kohështrirjet e AT&T dhe 3GPP, një iPhone me teknologjinë 5G mund të mos realizohet për të paktën tre ose katër vite.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.