Bateria e Galaxy S8 do degradojë më ngadalë se ajo e Galaxy S7

Një statistikë që ju mund të shihni të cituar më rrallë për Galaxy S8 është performanca e baterisë me kalimin e kohës. Krahasuar me Galaxy S7 dhe S7 edge, S8 dhe S8 + do të humbasë një sasi fare të vogël të kapacitetit të baterisë për të njëjtën sasi kohe, të paktën për një vit të plotë përdorimi tipik.

Veçanërisht, Samsung thotë se pas një viti karikimi dhe shkarikimi, Galaxy S7 mbante vetëm rreth 80% të kapacitetit të tij të përgjithshëm të baterisë. Galaxy S8 dhe S8 +, megjithatë, do të mbajë 95% të kapacitetit të baterisë gjatë të njëjtës periudhë me të njëjtin përdorim. Samsung nuk ka përmendur detajet në lidhje me se si ka arritur të mundësojë një gjë të tillë, e cila nuk është suprizuese, por për mendimin tonë mund të jenë të dyja, si bateria vetë ashtu dhe karikimi i avancuar dhe menaxhimi i fuqizimit të sistemit.