Galaxy S8 ka butona navigimi virtual të modifikueshëm – dhe një buton “Home” gjithmonë të ndezur

Samsung ka pritur shumë që t’i konvertojë butonat e saj në virtual, duke u vendosur në rradhë edhe me kompanitë e tjera të cilat fuqizohen me Android.

Me sa kuptoj, teorikisht butonat virtual kanë të mirat e tyre pasi ofrojnë më shumë mundësi modifikimi dhe një eksperiencë të qëndrueshme të përdoruesve.

Siç mund ta shikoni, tab-i i parë i Galaxy S8 tek butonat virtualë ndjek rregullin tipik të Samsung, nga e majta në të djathtë: aplikacionet e fundit (recent apps), shtëpia (home), mbrapa (back). Fatmirësisht, nëse jeni si unë dhe gjithashtu e konsideroni rënditjen e butonave të Samsung të mërzitshme, ju lehtësisht mund t’i rëndisni ato sipas dëshirës tuaj, thjesht duke shkuar tek Setting > Display > Navigation Bar dhe të zgjidhini modelin që ju pëlqen. Gjithashtu mund të ndryshoni edhe ngjyrën e sfondit të tab-it të navigimit. (Gjithmonë do të zgjedh ngjyrën e zezë.)

Veçori tjetër e tab-it të navigimit të Galaxy S8 është gjithashtu edhe butoni Home (Shtëpi) i cili është në dispozicion gjatë gjithë kohës. Thjesht ushtroni pak presion mbi të, edhe nëse ekrani është i fikur, do të shikoni që smartfoni juaj do të ndizet. Vetëm kjo pjesë e ekranit është e ndjeshme ndaj presionit (trysnisë, shtypjes) dhe është gjithmonë i ndjeshëm gjatë shtypjes me forcë. Edhe nëse një aplikacion është në full-screen mode dhe butoni Home është i fikur, thjesht shtypni mbi vendin ku butoni Home gjendet zakonisht dhe butoni do të japi një lajmërim (haptic burst) që ju keni klikuar mbi të. Ju gjithashtu mund të konfiguroni edhe presionin e nevojshëm që duhet për të aktivizuar butonin Home.