Benchmark Test: iPhone X apo Galaxy S9?!

Më 25 Shkurt 2018 Samsung lëshoi dy smartfonat e tyre të rinj, Galaxy S9 dhe S9+.

Për ju Samsung Galaxy S9 dhe S9+ 😀

Për ju Samsung Galaxy S9 dhe S9+ 😀

Geplaatst door Informatriks op zondag 25 februari 2018

Evaluimet e para të Samsungut të ri S9 dhe S9+ e kanë vlerësuar ekranin e S9 dhe kamerën e S9+ mbi atë të iPhone X, por kur bëhet fjalë për performancën, iPhone X është fituesi i pastër i kësaj “beteje”.

Në testimet e Benchmark midis Samsung Galaxy S9 i pajisur me çipin Exynos 9810, iPhone X dhe iPhone 7 kryer nga AnandTech, çipi A11 i iPhone X fitoi çdo test krahasimi, dhe në shumicën e rasteve, Galaxy S9 gjithashtu shfaqej ne disavantazh edhe ndaj çipit A10 të gjendur në iPhone 7.

Samsung përdor dy çipe të ndryshme në pajisjet e reja Galaxy: Exynos 9810 dhe Snapdragon 845 nga Qualcomm. Çipi Exynos 9810 tejkalon Snapdragon 845, mirëpo nuk i afrohet aspak çipit Bionic A11 të Apple-it.

Në testimet e GeekBench 4 një-bërthamor, për shembull, rezultatet e Exynos 9810 për integer dhe floating points arriti në 3,724 dhe 3,440, respektivisht, shumë poshtë rezultateve të arritura të çipit A11, me 4,630 dhe 3,958, dhe poshtë rezultatit të arritur të çipit A10 me integer 4,007.

Në testin WebXPRT që matën detyrat e bazuara në HTML5 dhe JavaScript, çipi A11 i iPhone X arriti një rezultat prej 352, duke mundur rezultatin 178 e arritur nga Exynos 9810 dhe rezultatin 291 e arritur nga Qualcomm Snapdragon 845.

AnansTech ishte duke testuar një version demo të Exynos bazuar në Galaxy S9 dhe arriti në përfundim se diçka nuk ishte në rregull me telefonat e rinj të Samsungut duke arritur një rezultat mjaft të dobët në testet e mëparshme krahasuar me Snapdragon 845, madje Exynos 9810 tregoi një performancë e cila ishte në një nivel me çipin Qualcomm.

Kur erdhi puna tek performanca e grafikës, iPhone X u rëndit i pari duke mundur që të dy variantet e çipave të Samsungut.

Të gjithë testimet e Benchmark ne pajisjen e re të Samsungut dhe konkluzionet e AnandTech për çipin Exynos 9810 mund t’i lexoni tek AnandTech site, por është e qartë se Samsungu nuk mund të arrijë performancën e Apple iPhone X.

Gjithashtu duhet theksuar se ka edhe një pjesë tek e cila Samsungu nuk mund ta konkurojë deri më tani, dhe ajo është njohja e fytyrës. Siç thekson CNET, S9 dhe S9+ ende vazhdojnë të përdorin sistemin 2D të Iris dhe njohjen e fytyrës që nuk mund të krahasohet me teknologjinë 3D dhe me sigurinë e Apple-it për skanimin e fytyrës.

Galaxy S9 dhe S9+ përdor sistemin 2D të njohjes së fytyrës

Galaxy S8, i cili përdor po të njëjtin tipar 2D, mund të mashtrohej me anë të një fotoje dhe ndërsa Galaxy S9 përmban teknologjinë Iris që është “përmisuar” për të njohur “modelet unike të irisit nga distanca më të mëdha” që të përballoj tentimet për mashtrim, është po i njëjti sistem i përgjithshëm që është përdorur në pajisjet e mëparshme.

Për shkak se tipari i njohjes së fytyrës së Samsungut nuk është aq i sigurt si Face ID i Apple, Samsung e sjell këtë siguri krahas atë të njohjes së gjurmëve të gishtave, një metodë e autenticitetit biometrik që Apple po braktis në favor të Face ID.

Face ID i Apple është 3D sistem që përdor një sërë pikash për të përcaktuar fytyrën e një personi. Nuk mund të mashtrohet nga fotografitë.

Analisti për sigurime KGI Ming-Chi Kuo ka thënë se smartfonët Android janë dy vjet e gjysëm mbrapa Apple-it kur vjen puna për teknologjinë e njohjes së fytyrës, kështu që mund të marrë pak kohë para se Samsung të ketë një sistem të ngjashëm sigurie.