Blog: Arsyeja e vetme pse i besoj Google me të dhënat e mia
Transparenca nuk është gjithçka, por mund të them që është rruga drejt fitimit të besimit tim. Dhe Google me lejon të shoh ekzaktësisht se çfarë të dhënash po i jap.
Unë jam një person që besoj lehtë. Ndoshta ka të bëjë dhe mosha ime. Jemi rritur si pjesë e një brezi që i lejohej të luante jashtë pa ndonjë mbikëqyrje të veçantë. Apo ndoshta jam thjesht një person që e shoh gotën gjysëm plot, me birrë.
Në çdo rast, unë prirem të mos shqetësohen shumë. Prirem të mos shqetësohen shumë për të gjitha të dhënat dixhitale që dorëzoj çdo minutë e çdo ditë. Kjo nuk do të thotë që nuk kujdesem. Sigurisht që kujdesem. Dhe ka disa kompani që besoj më shumë se të tjerët. Kompania që më sjell kabllorin? Në djall le të vejë. Po të mos kishte qenë për familjen time, do e kisha shkëputur me kohë. Kompanitë e telekomunikacionit? Ata janë vetëm pasi një gjëje, parasë!
Por Google? Google ndoshta di më shumë për mua se kushdo tjetër. Ndoshta më shumë seç di unë për veten. Çdo gjë që kam kërkuar. Aplikacionet që kam përdorur. Faqet e internetit që kam hapur. Destinacionet që kam naviguar. Të gjithë janë në llogarinë time, dhe në kohë reale.
“Është pak e frikshme” është fjalia që zakonisht lexoni kur bëhet fjalë për kaq shumë të dhëna.
Pse? Çfarë e bën atë që kam bërë të jetë kaq e frikshme? A shfajësoj veten nga çdo gjë e frikshme thjesht duke mos menduar për të? (Kjo nuk do të thotë se disa nga kërkimet e mia nuk janë me të vërtetë të frikshme, por kjo është një çështje tjetër.)
Ndërkohë që po shkruaj këtë artikull, po më kujtohej Apple, e cila tek WWDC shprehej se të gjitha të dhënat tuaja ruhen në telefonin tuaj, dhe jo tek serverat e kompanisë. Por e gjitha çfarë unë kam, janë thjesht fjalët e Apple.
Jam më i prirur të besoj një kompani e cila më tregon se çfarë është duke bërë. Kjo më tregon se cilën pjesë të të dhënave të mia është duke përdorur, më tregon se si është duke i përdorur, se si unë mund t’i kontrolloj dhe a jam dakort ti ndaj këto të dhëna fillimisht.
Google përdor shumë nga të dhënat e mia. Në fakt, Google përdor të gjitha të dhënat e mia. Për të më shërbyer. Për t’i shërbyer vetes. Dhe, kolektivisht, për të na shërbyer të gjithëve ne. Por ajo çfarë ka rëndësi, është se më tregon mua, çdo gjë të vogël që jam duke bërë. Kjo është e gjitha në rregull deri këtu. Është e lehtë për t’u lexuar, dhe e lehtë për t’u ndjekur. Pra është shumë tranpsarente. Dhe pak e frikshme, sigurisht. Por kjo pjesë e fundit është faji im.