No Man’s Sky, loja më e madhe e 2016-ës është më në fund gati
Pas shumë vitesh zhvillime dhe shtyrje të datës së publikimit, studioja me bazë në Mbretërinë e Bashkuar Hello Games më në fund e ka përfunduar së zhvilluari lojën e saj të shumëpritur No Man’s Sky.
Kjo do të thotë se ka shuë gjasa që kompania ta publikojë lojën më 9 Gusht për Amerikën e Veriut në PS4 dhe PC. Dhe në Europë do të jetë e siponueshme ditën tjetër, dhe në Mbretërinë e Bashkuar më 12 Gusht.
Për ata që nuk ia kanë idenë se për çfarë po flitet, No Man’s Sky është një lojë ambicioze mbijetese ku ju duhet të bridhni në hapësirë për të eksploruar një galaksi të re, dhe të zbuloni planetët me florën dhe faunën e tyre.
Objektivi është që të arrini në qendër të galaksisë. Përgjatë udhëtimit tuaj, ju do të jeni në gjendje të perceptoni gjuhën e alienëve, të përmirësoni pajisjet dhe anijen tuaj kozmike, të mësoni specie të reja bimësh dhe kafshësh, dhe plot gjëra të tjera. Dhe të gjitha këto pa asnjë rregull specifik se si duhet të luani.
Loja është dizenjuar për të qenë masive, si përshembull jashtëzakonisht masive. Do të ketë 18 kuintilion planete në total për ju që të eksploroni. Është përllogaritur se nëse ju do t’ju duhet të shpenzonit vetëm një sekond për të vizituar secilin prej tyre, do t’ju duhen 500 miliard vite për t’i vizituar të gjithë ato.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, No Man’s Sky do të jetë një arritje e madhe në fushën e zhvillimit të lojërave, së bashku me Minecraft dhe Grand Theft Auto.