Si të shkarkoni dhe instaloni një APK File në pajisjen tuaj Android
Nëse përdorni një pajisje Android dhe kërkoni për aplikacione në Google, ju me siguri mund të keni hasur terma të tillë si “shkarko APK” ose “shkarkoni versionin e fundit të APK”. Nëse keni vizituar faqe të tilla dhe keni shkarkuar një version të një aplikacioni çdo, ju mund të keni vënë re shkarkimin e një file APK në pajisjen tuaj. Por çfarë është një APK?
Në thelb, një APK ka për qëllim të instalohet në një telefon Android, ashtu siç instalohet një file .exe në një kompjuter Windows. Këto APK përmbajnë të gjitha gjërat që janë të nevojshme për të instaluar një aplikacion në pajisjen tuaj Android. Por, pse duhet të instaloni një APK në pajisjen tuaj Android në vend që të shkarkoni versionin e ri të aplikacionit nga Play Store?
Mund të ketë disa arsye ose qëllime për këtë. Së pari, në qoftë se ju keni disa pajisje Android, nuk keni pse harxhoni internet (nqs e keni të limituar apo jeni në mobile) duke shkarkuar të njëjtin aplikacion tek të gjitha pajisjet. Juve thjesht ju duhet të shkarkoni vetëm njëherë APK-në dhe ta përdorni atë tek të gjitha pajisjet tuaja. Gjithashtu, shumë aplikacione nuk janë të disponueshme në disa vende, marrim rastin e lojës Pokemon Go, e cila nuk është në dispozicion në shumë vende, por ky limit mund të hiqet duke instaluar aplikacionin nëpërmjet APK-s së tij. Mund të ketë raste kur një përditësim është lëshuar, por nuk është shfaqur akoma në Play Store, por APK-ja e tij me siguri do të jetë në dispozicion në faqe interneti të ndryshme.
Tani le të fokusohemi tek disa pyetje serioze.
A është e sigurt të instalosh një APK?
Po, është plotësisht e sigurt për aq kohë sa ju jeni duke shkarkuar APK nga faqe të besueshme. Këto faqe, në thelb, tërheqin APK-të direkt nga Google, dhe nuk bëjnë ndërhyrje në këto file të nënshkruar nga Google, kështu që ju merrni përditësimin e pastër origjinal. Në qoftë se ju shkarkoni një APK nga një faqe e panjohur ose e dyshimtë, ka mundësi që ajo të përmbajë malware. Kështu që ju duhet të shkarkoni vetëm përditësime APK-sh nga faqe të besuara si apkpolice.com, apkmirror.com, etj
Çfarë duhet të bëj në mënyrë që të instaloj një APK?
Para se të shkarkoni dhe instaloni një APK në pajisjen tuaj Android, do ju duhet të bëni një ndryshim të shpejtë. Në pajisjen tuaj Android, shkoni tek Settings > Security dhe aktivizoni opsionin “Unknown Sources”. Si opsion është i ç’aktivizuar për arsye sigurie, por për aq kohë sa ju shkarkoni APK nga faqe të sigurta dhe të besuara, asgjë e keqe nuk do ju ndodhë. Nëse nuk e aktivizoni këtë opsion, do pyeteni që të bëni një gjë të tillë në momentin kur jeni duke instaluar APK-në.
Si të shkarkoni dhe instaloni një APK në Android?
- Shkoni tek apkmirror.com dhe kërkoni për aplikacionin të cilit dëshironi t’i shkarkoni APK-në.
- Tek rezultatet e kërkimit do ju shfaqen të gjitha versionet e aplikacionit, zgjidhni më të fundit, duke klikuar mbi emrin e tij ose tek ikona e shkarkimit.
- Më pas, në faqen që do ju hapet zgjidhni variantin që i përshtatet pajisjes tuaj dhe klikoni mbi të.
- Mbas kësaj, klikoni mbi butonin e shkarkimit Download APK, në mënyrë që të shkarkoni APK-në.
- Mbasi të përfundojë shkarkimi, hapeni APK-në në pajisjen tuaj.
- Më pas, ndiqni udhëzimet në ekran dhe klikoni mbi butonin Next dhe Install.
- Aplikacioni do instalohet në pak sekonda, kështu që shijojeni versionin e fundit të tij.