Smartfoni HP Elite X3 premton të jetë një bishë e vërtetë
Pas shumë vitesh pa lëshuar një smartfonë, HP duket i gatshëm për t’u rikthyer përsëri me Elite X3, një smartfon i cili dëshiron të jetë më shumë se një “bishë”.
Duke filluar me bazat, Elite X3 fuqizohet nga proçesori më i fundit dhe më i mirë, Qualcomm Snapdragon 820 quad-core 2.15GHz, dhe 4GB RAM. Në sajë të harduerëve të tij të fuqishëm, Elita X3 mbështet plotësisht Continuum,një karakteristikë e cila kthen telefonat me Windows 10 Mobile në një lloj PC-je.
Në brendësi pajisja vjen me 64GB hapësirë në bord, e cila është e zgjerueshme deri në 1TB nëpërmjet kartës microSD. Vendi ku vendoset karta miscoSD mund të përdoret edhe për një kartë të dytë nano SIM. Elite X3 gjithashtu përfshin rrjetet tuaj standarde të lidhjeve pa tel, duke përfshirë Wi-Fi 802.11ac, Bluetooth 4.0, NFC, LTE, dhe Miracast, e cila ju lejon të shfaqni ekranin e Elite X3-së në një tjetër ekran.
Pajisja vjen me një ekran AMOLED 5.96-inch me rezolucion 2,560 x 1,440, dy altoparlant dhe një kamer 8 megapiksel para, si dhe një tjetër 16 megapiskel në pjesën mbrapa. Më interesante është se HP jo vetëm që ka përfshirë mbështetje për Windows Hello, e cila ju lejon të ç’kyçni Elite X3 me anë të retinave të syrit, por gjithashtu ka edhe një sensor shenjash gishtash, duke ju dhënë mundësi të shumëllojta përdoruesve për të ç’kyçur Elite X3.
Së fundmi, Quick Charge 3.0 duhet të karikoj baterinë 4,150mAh në një kohë tepër të shpejtë me anë të portës USB Type-C.