Ekzoskeleti robotik $40,000, u mundëson të paralizuarëve ecjen
Paralizuar nga beli e poshtë pas një aksidenti me biçikletë, Steven Sanchez u paraqit në zyrat e SuitX’s Berkeley, Kaliforni, në një karrocë. Gjysëm ore më vonë ai ishte në këmbë dhe në gjendje të ecte falë ekzoskeletit robotik të quajtur Phoenix, i cili është tani në dispozicion për rreth $ 40,000.
Kostumi rikthen lëvizjet tek pjesa e legenit dhe gjunjëve me anë të disa motorëve të vegjël bashkangjitur me ortodikët standart. Veshja mund të kontrolloj lëvizjen e çdo këmbë dhe të ecë deri në 1.8 km në orë duke i shtypur butonat e integruar tek patericat.
Phoenix peshon 12 kg dhe nuk është ekzoskeleti më i lehtë që ekziston. Gjithashtu nuk është dhe i lirë. Por është i thjeshtë dhe më i liri në mesin e ekzoskeletëve që peshojnë pak dhe që i ofron lëvizshmërinë një personi. Gjithashtu ka dhe aftësi unike, kostumi është modular dhe i përshtatshëm, kështu që mund të përshtatet për, le të themi, një person relativisht të gjatë i cili ka nevojë për lëvizshmëri vetëm tek njëri gju.
Kostumi vihet në punë nga një paketë baterie e cila ndodhet në çanten e shpinës që mban personi dhe është në gjendje të mbajë karikim deri në tetë orë. Një aplikacion, raporton portali gjbiteam.com, shërben për të gjurmuar të dhënat e ecjes së pacientit. SuitX ka punuar kryesisht me pacientët që kanë dëmtime të shtyllës kurrizore, të cilët mund të përdorin Phoenix për të ecur përsëri.
“Ne në të vërtetë nuk mund të shërojmë sëmundjen e tyre apo të rregullojmë dëmtimin që kanë pësuar. Por ajo çfarë ne mund të bëjmë është të parandalojm dëmtimin e dytë për shkak të të ulurit “, thotë themeluesi dhe CEO i SuitX, Homayoon Kazerooni.
Teknologjia mbrapa ekzoskeletit e ka origjinën nga Laboratori inxhinierik “Njeriu dhe Robotika” në Universitetin e Kalifornisë. Kazeroonii u shpreh se qëllimi i tij kryesor është që të ndërtojë një version të ekzoskeletit për fëmijët. Fëmijët me çrregullime neurologjike nganjëherë kanë nevojë për trajnime ecje intensive ose ndryshe mund të rrezikojnë të humbasin lëvizshmërinë e tyre përgjithmonë.
Pajisja mund të ketë dhe përfitime terapeutike për njerëzit që kanë përjetuar një goditje apo lëndim tjetër, por më shumë kërkime duhet të bëhen në të ardhmen.