fbpx

Opera shton një sërë karakteristikash në përditësimin e ri.

Shfletuesi “Opera” mund të ketë mbetur pas zgjedhjeve të përdoruesve për t’a patur si një të tillë në kompjuterin e tyre, në krahasim me shfletuesit e tjerë, por shfletusi nuk resht kurrë së shpërblyeri përdoruesit besnikë me veçori të reja. Sapo është lëshuar versioni 35 i këtij shfletuesi për kompjuter, dhe me të vjen mundësia për të heshtur zërin e kartelava më lehtë, kështu që ju nuk keni pse lodheni që nxitoni për të hapur kartelën nga vjen zëri dhe ta fikni atë.

Në qoftë se ju po luani një video, dhe doni që t’i fikni të gjith atë tjerat që mund të jeni duke dëgjuar në kartela të ndryshme, ju mund t’a bëni këtë nëpërmjet menusë që shfaqet kur klikoni me butonin e djathtë të mausit në një kartelë.

Versioni i fundit vjen me një ndërfaqe më të mirë shkarkimesh me linqe të gatshme për skedarët e zakonshëm si PDF, dokumenta, imazhe, muzikë edhe video. Përveç këtyre, shfletuesi ju njofton kur shkarkimi të ketë përfunduar. Më në dunf, Opera e ka shtuar mundësinë për të ndryshuar temat sjelljen gjatë nisjes së programit, ndërmjet elementëve të tjerë të shfletuesit, direkt nga faqja “Settings”.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.