Malwarebytes vazhdon të rregullojë të metat në antivirusin e tij

Malwarebytes tha se, rregullimi i gabimeve në produktin e tij, që janë gjetur nga një studiues i sigurisë në Google mund të marrë tre deri në katër javë kohë.

Kompania ka fiksuar disa dobësi sa i përket pjesës së serverit, por është ende duke testuar një version të ri të produktit të tij Anti-Malware për të rregulluar problemet sa i përket anës së klientit, tha CEO Marcin Kleczynski me anë të një postimi në blog.

Ndërkohë, konsumatorët mund të implementojnë një metodë, ata që janë duke përdorur versionin me pagesë të Anti-Malware “duhet të aktivizojnë self-protection (sq.vetë-mbrojtjen) opsion të cilin mund t’a gjeni tek Settings, i cili bën të mundur zbutjen e dobësive të raportuara,” shkroi ai.

Kleczynski kërkoi falje, duke thënë se dobësitë janë një realitet që vijnë me zhvillimin e softuerit. “Ndërsa këto gjëra ndodhin, nuk duhej të ndodhnin për përdoruesit tanë”, shkroi ai.

Studiuesi i sigurisë tek Google, Tavis Ormandy, sipas asaj çfarë raporton portali gjbiteam.com ka zbuluar disa çështje me produktin Anti-malware, duke përfshirë se softueri nuk përdor kriptim kur shkarkon nënshkrime* të freskëta dhe një sulmues në këtë rast është në gjendje që t’i zëvendësojë këto nënshkrime.

Ormandy raportoj të metat e Malwarebytes në Nëntor dhe i dha kompanisë 90 ditë për të rregulluar problemin para se t{a bënte publike.

Ormandy ka analizuar disa produkte sigurië kohët e fundit dhe ka arritur të gjejë probleme alarmante. Muajin e kaluar, ai gjeti një problem në antivirus Trend Micro i cili mund të përdorej për të vjedhur fjalëkalimet e ruajtura.

Dobësitë në produktet e sigurisë, janë veçanërisht të rrezikshme, pasi ato shpesh kanë qasje të thella në sistemin tonë operativ.

Portali gjbiteam.com raporton se dhjetra dobësi serioze janë gjetur vitin e kaluar në antivirus të ndryshëm, duke përfshirë Kaspersky Lab, ESET, Avast, AVG Technologies dhe Intel Security (i njohur ndryshe si McAfee). Ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar për vite me rradhë se të metat në produktet e mbrojtjes paraqesin një rrezik të madh.

*Nënshkrim i një virusi – është një varg unik bit-ësh apo model binari i një virusi. Nënshkrimi i një virusi është si një shenjë gishti, mund të përdoret për të kapur dhe identifikuar viruse specifike. Anti-virusi i përdor këto nënshkrime për të skanuar prezencën e kodeve me qëllim të keq.