5G premton të transformojë sërish botën
Ne mund të jemi në prag të një bote të re, më të lehtë.
Nga periudha e tanishme e “kompleksitetit të majës”, kjo periudhë e re do të prodhojë një ndryshim rrënjësor në shoqëri. Ndërton një platformë për rritje duke fuqizuar ndërkohë botën në zhvillim për të përparuar me konkurrencën.
Në eventin e Huawei Mobile Broadband muajin e kaluar, pashë sesi dukej një e ardhme me 5G – super e shpejtë, gjithmonë e lidhur, duke e bërë jetën më të lehtë. Një botë e bazuar në të dhëna dhe bashkëpunim, me inteligjencë të automatizuar dhe mjedise të pajisura me sensorë, bëhet një vend ideal për të krijuar biznese, për të edukuar, dhe për të bërë jetën më eficente.
Evolimi i teknologjisë shpesh bazohet në kritere më tepër të parashikuara sesa reale.
Ne shpesh fokusohemi mbi vetë teknologjinë, në vend të sjelljeve dhe bizneseve që krijon dhe pritshmërive që ndryshon. Shumë herë, ne jemi shtyrë drejt një zgjidhjeje para se një mënyrë e re e të menduarit ose teknologji e re prodhon hapin e vërtetë paradigmë. Kjo është arsyeja pse disqet e vjetra, kasetat, CD-të dhe MP3 dukeshin të përshtatshme në kohën e tyre, para ndryshimit të vërtetë në botën muzikore: streaming me pagesë.
Interneti dukej mëse i mjaftueshëm në ditët e lidhjeve dial-up (kohërat kur nuk mund të përdorje internetin nqs ishe duke biseduar në telefon). Ne mahniteshim nga cfarë ishte e mundur, në vend të asaj që NUK ishte e mundur. Ne nuk prisnim për imazhet të ngarkoheshin menjëherë ose videot të hapeshin pa ngecje sepse pritshmëritë për to nuk ekzistonin. Interneti me bandë të gjerë e ndryshoi këtë; ne nuk hynim online, ne ISHIM online.
Ndryshimi tjetër është duke ndodhur, dhe ky është 5G.
3G tregoi se ne mund të aksesonim gjithcka, kudo dhe shpejt. Selfie-t, transmetimi i jetës, dhe mikroblogimi u bënë të mundura nga transferimi i shpejtë dhe konstant i të dhënave. Eshtë e vështirë të shohim se si, në 2005, ne shkonim për të fjetur pa ditur se cfarë po hante për drekë dikush në anën tjetër të botës që ne nuk e kishim dhe aq qejf. Ishte ky ambjent i transferimit të të dhënave, më e dallueshme nga telefonat me GPS, që i bëri bizneset si Uber, WhatsApp, Instagram dhe Seamless të ekzistonin.
4G ndryshoi njësinë atomike ose më të vogël të internetit në video. Mundësonte Snapchat Stories, Periscope dhe Facebook Live. Fuqia për të krijuar imazhe lëvizëse ishin në duart e kujtdo.
Fuqizimi në masë të gjerë dhe platformat video falas i dhanë cdokujt potencialin për një përhapje globale. Me këtë vijnë videot 360 gradë dhe realiteti virtual, duke na dhënë neve kënaqësinë e një përmbajtjeje që ndihet e gjallë dhe gjithëpërfshirëse.
Efekti më i thellë i 4G është që ka vrarë durimin dhe ndjenjën e të qënit “offline”. Takimet u bënë aq të thjeshta sa një “swipe” në Tinder; rezervimi i një hoteli u bë aq i lehtë sa të vizatoje një shtrat në Hotel Tonight; blerja e rrobave ose aksesimi i llogarisë suaj bankare bëhej me një prekje të gishtit. 4G na ka dhuruar ne transaksione të menjëhershme, të shpejta dhe pa probleme. Ato transmetohen përmes ndërfaqesh dhe ndërveprimesh që ndihen të pasura dhe personale.
Sidoqoftë, njerëzimi nuk ka avancuar me të njëjtën shpejtësi si interneti. Së shpejti, ne presim për përmbajtje 4K në telefonat tanë, dhe për aftësinë për të bërë “swipe” në ekranet e TV të mëdhenj.
Në mënyrë të ngjashme, zgjerimi i sistemeve të përpunimit të të dhënave do të thotë që interneti bëhet shtylla kurrizore e jetës sonë të përditshme. Të dhënat e pasura dhe personale të kombinuara me inteligjencën artificiale (AI) bëhen të parashikueshme: një rrjet aplikacionesh të aksesueshme për IM, Google Now, Siri ose Alexa, duke parashikuar ato që ne duam dhe duke na informuar mbi kërkesat tona. Eshtë një shtresë ndihmëse, një ambjent i gjerë, më tepër sesa një vend që “navigohet”, sic e quanim dikur.
Për t’u akomoduar me këtë, prodhuesit e pajisjeve që mbahen në dorë duhet të hapin platformat dhe të dhënat e tyre në mënyrë që të lejojnë shërbimet dhe partnerët e tyre të ndërtojnë mbi to. Telefonat tanë janë bërë më të rëndësishëm sec e kishim imagjinuar ndonjëherë, por së shpejti ata do të bëhen edhe më qendror në jetët tona. Nga portofoli tek lejet e sigurisë e tek vizat dhe pasaportat, telefonat tanë do të bëheni qendra dixhitale e jetëve tona: tamam sic serverat shtëpiak premtuan të ishin në vitet 2000.
Cdo biznes duhet të mendojë për këtë. Blerja nga telefoni nuk do të jetë një rast i izoluar përdorimi, por mënyra kryesore me anë të së cilës ne konsumojmë. Do të kërkojmë një devijim në mënyrë si ne mendojmë. Ne duhet të rifreskojmë botëkuptimin tonë mbi mënyrën se si media ndërlidhet me jetën e njerëzve. Ekranet rreth nesh mund të bëhen platformat për krijimin e këtij botëkuptimi. Me 5G, teknologjitë që tani duken në horizont si makinat e lidhura në rrjet dhe bota e vërtetë virtuale do të bëhen dicka e zakonshme për këdo.
Ne duhet të konsiderojmë se si të shfrytëzojmë mundësitë e mahnitshme të krijuara nga kanalet e reja të komunikimit që po vijnë drejt nesh. Deri më tani, ne i kemi përkufizuar kanalet mediatike rreth një pajisjeje të caktuar. Gjithsesi, kjo po fillon të ketë më pak kuptim në një botë ku gjithcka është e ndërlidhur në mënyrë virtuale dhe ku cdo gjë ruhet në cloud. Kjo do të thotë gjithashtu se firmat do të bëhen, dhe duhet të bëhen, transformuese të jetëve tona.
Për cdo konsumator, një firmë përmban një univers me kuptime të ndryshme. Firmat duhet të gërmojnë thellë në aspiratat dhe qëndrimet e konsumatorëve në mënyrë që të identifikojnë kuptimet që lidhen më shumë me to. Lidhjet e bazuara në këto kërkime sjellin një përfshirje më të madhe, besim, dhe dëshirë, dhe do të ndihmojnë për të ndërtuar një marrëdhënie të fortë me konsumatorin.
Në rrugën drejt 5G, duke gjetur mënyra për t’u lidhur me konsumatorët përmes pajisjeve të tyre – dhe sesi ato ndërveprojnë me to – do të jetë qëllimi kryesor i firmave dhe inovatorëve. Cfarë bëjnë në të vërtetë lidhja 5G dhe IoT (Internet of Things) është që krijojnë një platformë për shërbimet, partneritetet dhe bizneset, një vend ku ato mund të ndërtohen mbi.
Ky udhëtim do të na cojë ne përmes botës sonë ku telefoni është gjithcka aty ku krijimi i lidhjeve kuptimore midis një rrjeti të ndërlidhur platformash të reja ka më tepër rëndësi.