fbpx

Facebook prezanton karakteristikën e postimit në shumë gjuhë

Facebook ka vendosur të testoj një karakteristikë të re që ju lejon të ndani një postim me miqtë dhe ndjekësit tuaj, edhe pse këta nuk flasin të gjithë të njëjtën gjuhë. Kjo karakteristikë, ka filluar të shfaqet tek disa përdorues sot, pas prezantimit tek Faqet më herët këtë vit.

Nëse ju ndodh të jeni pjesë e beta test, ju mund ta përdorni këtë karakteristikë duke filluar dhe shkruar një status normal dhe më pas duke klikuar opsionin “Write post in another language”. Ju do të shihni një listë të gjuhëve të mbështetura dhe Facebook automatikisht do të përkthej statusin tuaj në çdo gjuhë që ju zgjidhni. Ju gjithashtu mund të redaktoni përkthimet ose ri-shkruani ato në tërësi, nëse preferoni.

gjbiteam

Pasi të klikoni Post, Facebook automatikisht do t’i tregojë çdo personi versionin e saktë të postimit, bazuar në gjuhën e tyre të preferuar. Rrjeti social merr këtë vendim në bazë të informatave të përfshira në profilet e tyre së bashku me gjuhën që zakonisht shkruajnë.

Facebook tha se kjo karakteristikë fillimisht u prezantua tek Faqet pasi kompania vuri re disa biznese dhe grupe, të cilat shkruanin të njëjtin mesazh disa herë në gjuhë të ndryshme, ose thjesht duke përfshirë disa përkthime në të njëjtin post. Facebook tha se ky është tashmë një sukses i madh, me 5.000 faqe që tashmë përdorin kompozuesin në shumë gjuhë duke dërguar kështu rreth 10.000 postime në ditë.

Duke sjellë po të njëjtën karakteristikë tek përdoruesit e Facebook të cilët tashmë janë mbi një miliard, nuk do të jetë e lehtë. Mund të zgjas shumë kohë derisa shumica prej nesh ta marrin këtë përditësim, por duke filluar që sot mbani një sy hapur për opsionin e ri.