Si të rregulloni problemin “100% Disk Usage” në Windows 10
Që kur fillova të përdorja Windows 10, çdo herë që hapja Task Manager, aktiviteti i disk usage gjithmonë rrinte mbi 90% e cila ishte mjaft e çuditshme. Ditët e para, mendova se mund të jetë për shkak të riprodhimit të videove që bëja në kompjuter duke përdorur programin After Effects. Por pas disa javësh kuptova se edhe kur sistemi im ishte i qetë, pa proçese të mëdhaja në sfond përsëri e shihja disk usage që rrinte mbi 90%. Gjendja e CPU-së ishte kryesisht boshe, duke kapur vlerat nga 2 në 10%.
Kjo ishte e mjaftueshme për të më bindur mua se nuk ishte ngarkesa e punës që shkaktonte ngadalësimin e kompjuterit tim gjatë gjithë kohës. Ky ishte momenti për të gjetur një zgjidhje dhe pas disa orësh kërkimi në internet, arrita të zbuloj disa këshilla. Këto këshilla zgjidhën problemin në kompjuterin tim dhe tani kompjuteri im tregon disk usage në rregull, me një përmirësim të dukshëm në performancë.
Pra, nëse edhe ju po përballeni me një problem të ngjashëm në kompjuterin tuaj Windows 10, më poshtë kam sjellë disa këshilla në mënyrë që t’i jepni një zgjidhje këtij problemi.
Shënim: Nëse ju nuk jeni të sigurt se sa është disk usage në Windows 10-ën tuaj, klikoni me të djathtën në taskbar për të hapur Task Manager dhe aktivizoni detailed view. Në tab-in Processes, ju mund të shihni CPU, Memory, dhe Disk Usage në kompjuterin tuaj.
Ç’aktivizoni Windows Search
Gjëja e parë që ju duhet të shikoni është shërbimi Windows Search, i cili ka pak probleme (bugs) dhe bën që Windows 10 në kompjuterin tuaj të hyj në një gjendje kërkimi, e cila fillon dhe indekson të dhënat vazhdimisht dhe shkakton përdorim të madh të disk usage me një përdorim minimal të CPU-së dhe memories. Nuk jam i sigurt, se kur Microsoft do të rregullojë këtë bug, por i vetmi opsion që ju mund të përdorni është të çaktivizoni Windows Search Properties përgjithmonë. Për të bërë një gjë të tillë, hapni kutinë dialoguese Run ose hapni Cortana dhe ekzekutoni komandën services.msc.
Kur t’ju hapet dritarja Services, kërkoni për Windows Search dhe klikoni dy herë mbi të për të hapur faqen properties të saj. Gjëja e parë që duhet të bëni këtu është të klikoni Stop dhe më pas ndryshoni Startup type në Disabled, ruani ndryshimin dhe pas njëfarë kohë do vini re një përmirësim të aktivititet të disk usage. Por nëse problemi vazhdon, mos u shqetësoni, ka dhe disa gjëra të tjera të cilat mund të provoni.
Ç’aktivizoni shërbimin Superfetch
Gjëja tjetër që mund të provoni është të ç’aktivizoni shërbimin Superfetch nga dritarja services.msc. Shërbimi Superfetch ruan të dhënat në RAM në mënyrë që të jenë në dispozicion sa më shpejt për aplikacionin tuaj.
Fatkeqësisht, shërbimi nuk është gjithmonë i saktë në lidhje se cilin softuer ju do përdorni dhe mban hard driver-in tuaj të zënë për disa minuta mbasi bën boot dhe mbyllni aplikacionet.
Për të ç’aktivizuar shërbimin Superfetch sigurohuni ta ndaloni shërbimin fillimisht, më pas ndryshoni Startup type në Disabled.
Ç’aktivizoni Windows Update
Duke bllokuar dy shërbimet e mësipërme nuk është se vura re ndonjë një përmirësim, kështu që vendosa të kërkoja përsëri për një zgjidhje. Në një postim në Reddit disa përdorues sugjeronin që pasi kishin ç’aktivizuar shërbimin Windows Update, po në dritaren services.msc problemi me disk usage ishte zhdukur dhe në fakt një gjë e tillë ndodhi dhe tek unë, disk usage filloi të përmirësohej. Do ju duhet një minutë ose dy, për të vënë re ndryshimin.
Konkluzioni
Këto ishin disa këshilla të cilat ju vijnë në ndihmë në normalizimin e sjelljes së disk usage. Nëse asnjëra prej tyre nuk funksionon, kam frikë se mund të jetë për shkak të ndonjë malueri në kompjuterin tuaj, në këtë mënyrë do ju duhet të bëni një disinfektim të Windows 10-s me antivirusin që keni ose të bëni një instalim të pastër të Windows 10, me shpresën se gjithçka do të rregullohet.