WhatsApp tani ju lejon tu bëni pin bisedave
Ata të cilët përdorin WhatsApp shumë, e dinë që lista e bisedave mund të gërshetohet shumë shpejt nga grupet, miqt, familjar dhe biseda individuale të rastësishme. Kjo çon që bisedat e rëndësishme, ato tek të cilat ju ktheheni shumë herë gjatë ditës, të ndryshojnë rënditjen e tyre në listë duke u ngritur dhe ulur në varësi të mesazheve që keni dërguar së fundmi.
Por WhatsApp Beta 2.17.162 (dhe tani 163) zgjidh këtë problem duke shtuar një karakterstikë shumë të dobishme, aftësinë për tu bërë pin bisedave. Prekni dhe mbani të shtypur çdo bisedë të cilës dëshironi t’i bëni pin dhe në momentin që i bëni pin, biseda në fjalë qëndron në krye të listës pavarësisht se nga cila bisedë keni dërguar mesazhin e fundit.
Ju mund t’ju bëni pin vetëm tre bisedave. Nëse ndryshoni mendje, ju mund që githnjë të hiqni një bisedë nga “pinned” dhe të zgjidhni një tjetër në vend të saj.
Për të marrë tani këtë opsion, ju keni nevojë për WhatsApp beta 2.17.162 ose 163, të clin ju mund ta gjeni tek APK Mirror ose ta merrni atë direkt nga Play Store duke ju bashkuar grupit zyrtar beta.