Si të luani basketboll në Facebook Messenger

Në vigjiljen e “March Madness”, aplikacioni Messenger i Facebook ka një surprizë për të gjithë ju që doni të shtyni kohën ndërsa prisni që personi me të cilin po komunikoni t’ju kthejë përgjigje; një minilojë basketbolli.

Nëse nuk i keni lexuar shënimet në përditësimin e fundit të Messenger-it, ju nuk do ta dinit se mund të shënonit trepikësha direkt nga aplikacioni. Për të luajtur, sigurohuni që të keni përditësuar aplikacionin, dërgoni një emoji basketbolli dikujt dhe shtypeni atë për të filluar lojën.

Nuk është e vështirë si lojë, thjeshtë gjuani topin drejt koshit për të grumbulluar pikë, dhe mundohuni të grumbulloni sa më shumë të tilla. Mos u shqetësoni për shpejtësinë me të cilën gjuani topin, sepse topi automatikisht lëviz në një lartësi të caktuar, kështu që juve ju duhet të përqendroheni vetëm tek drejtimi. Për një lojë kaq të thjeshtë, është shumë fiksuese.

screenshot_1
Përgjatë gjuajtjeve shfaqen emoji të ndryshëm për të përshkruar gjuajtjen tuaj, dhe loja vazhdon të ruajë pikët tuaja.

Nëse ju dërgoni emojin e topit të basketbollit në një çat grupi, Messenger do të shfaqë pikët maksimale të njerëzve të tjerë dhe do t’ju sfidojë me pikët maksimale të arritura prej ndokujt.

Çdo kosh që ju shënoni shoqërohet me një emoji inkurajues, dhe kur humbisni, ju merrni një të tillë të trishtuar. Sapo të grumbulloni 10 pikë, vështirësia rritet, koshi fillon të lëvizë poshtë e lart ekranit të celularit tuaj.

screenshot_2
Pasi ju të bëni 10 kosha, koshi do të fillojë të lëvizë sa lart poshtë ekranit të celularit tuaj.

Facebook solli një lojë shahu “sekrete” të ngjashme në Messenger në Shkurt të këtij viti. Nëse dëshironi të luani shah me mikun tuaj në Facebook, thjeshtë shkruani “@fbchess play” në çat dhe një kuti shahu do të shfaqet.

Edhe pas një muaji loja e shahut vazhdon të jetë e disponueshme, kështu që shpresojmë qe edhe loja e basketbollit të jetë e tillë. Deri më tani, rekordi im personal është 12, por sipas miqve të mi, koshi vazhdon të lëvizë më shpejt pasi ju të grumbulloni 10 pikë, kështu që loja mund të vazhdojë të vështirësohet pas çdo 10 pikësh.

Sa është rekordi juaj deri më tani?

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.