Foxconn ka zëvendësuar gjysmën e punëtorëve me robotë

Sipas portalit South China Morning Post, Foxconn, prodhuesi i rrjeteve të gjera të pajisjeve elektronike, përfshirë edhe iPhone-t e Apple, ka zëvendësuar gati 60,000 punëtorë të fabrikës së tij me robotë në përpjekje për të reduktuar kostot.

Raportimet thonë se këto 60,000 vende pune kanë humbur vetëm nga një fabrikë, e cila deri më tani ka pasur 110,000 të punësuar.

Hapi për një krah pune me inteligjencë artificiale do të reduktojë kostot afatgjatë të punëtorëve, dhe si rrjedhojë të ndihmojë për të larguar efektet e një ekonomie të ngadaltë në Kinë. Do të thotë se edhe faktorë të tjerë, si ngadalësimi i shitjeve të iPhone-ve të Apple, ka pasur ndikim në këtë hap.

Se ku do të shkojnë këta 60,000 punëtorë të cilët kishin më parë një punë, është një pyetje komplet tjetër, dhe për të cilën do të duhet një përgjigje nëse krahu i punës në të gjithë botën do të vazhdojë të zëvendësohet nga robotët dhe Inteligjenca Artificiale.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.