18-vjeçari hungarez i raporton T-Systems gabimin në sistem, kompania e denoncon për krime kibernetike

Epo ndodh edhe kështu.

Një student 18-vjeçar në Hungari rastësisht zbuloi disa dobësi në sistemin e biletave të Transportit Publik Hungarez, nga ku mund të ndryshohej çmimi i biletës me anë të INSPECT ELEMENT (!) dhe të blihej me çmimin e vendosur nga përdoruesi, raporton index.hu. (Nga rreth $50 i cili është çmimi real i abones, në vetëm 16,6 cent duke iu referuar rastit të studentit.) Ndërsa gabimi tjetër, kishte lidhje me të dhënat personale të përdoruesve, ku të dhënat personale të këtyre të fundit vendoseshin në një skedë .txt të thjeshtë, nga ku mund të hakoheshin lehtësisht.

Menjëherë pas këtij zbulimi, 18-vjeçari i shkroi një e-mail kompanisë e cila kishte ndërtuar sistemin e-tickets, T-Systems (e cila paguhet rreth $1 milion në vit nga qeveria hungareze për mirëmbajtjen e sistemit), për t’ia komunikuar gabimet në sistem, dhe kjo e fundit për ta “falenderuar” studentin e denoncon atë për krime kibernetike, dhe më pas policia mësyn në shtëpinë e studentit në mes të natës për ta arrestuar atë.

Lajmi ka marrë dhenë në të gjitha mediat evropiane, dhe njerëzit në të gjithë botën kanë nisur një “fushatë sensibilizimi” me 18-vjeçarin duke vlerësuar me vetëm një (1) yll faqet e Kompanisë së Transportit Publik dhe T-Systems në Facebook.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.