Reddit prezanton aplikacionin zyrtar për Android dhe iOS

Reddit ka kohë që po punon për të përmirësuar website-in e tij në telefonat celular, duke përfshirë këtu blerjen e aplikacionit jo zyrtar Alien Blue në 2014-ën, testimet e sajtit beta për muaj me radhë dhe nxjerrjen e screenshot-eve të aplikacionit të tyre për Android në fillim të vitit.

Sajti ka lançuar tashmë aplikacionin e tij zyrtar për Android dhe iOS me karakteristika identike si në faqen e internetit, me të njëjtin formati imazhesh, mbështetje për temat, komente të njëpasnjëshme dhe mjetin e mesazheve.

Nuk ka ndonjë gjë ndryshe nga klientët e tjerë të palës së tretë për Reddit, si BaconReader dhe Sync for Reddit. Thjeshtë tani do të keni të njëjtën ndjesi sikur po navigoni në website-in zyrtar.

Reddit-apps

E vetmja e metë nga ky lajm, është se ky aplikacion nuk është i disponueshëm në të gjithë vendet. Megjithatë, nëse e shkarkoni këtë aplikacion dhe log-oheni/regjistroheni brenda kësaj javë, do të merrni falas për tre muaj shërbimin Reddit Gold.

Provojini një herë aplikacionet, dhe na thoni se çfarë mendoni për to.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.