Galaxy S7 merr flakë pa qenë në karikim

Një përdoruese e SAMSUNG Galaxy S7 shprehet se mund të ishte dëmtuar rëndë në momentin kur telefoni shpërtheu në dorën e saj.

https://www.youtube.com/watch?v=E1TkDuGFDdc

Sarah Crockett, një mësuese 30 vjeçe, tha se telefoni shpërtheu në momentin kur ajo ishte ulur në një kafene, edhe pse pajisja nuk ishte në karikim.

Incidente të ngjashme janë raportuar më parë, kur telefonat ishin në karikim, edhe pse një rast si i Sarah-së ishte dëgjuar dhe më parë në SHBA.

nintchdbpict000266138584-e1473712661408

nintchdbpict000266138412-e1473712644750

nintchdbpict000266128901-e1473712676286

Ekspertët thonë se kjo mund të shkaktojë një krizë të re për Samsung.

Gjiganti i Koresë së Jugut i është dashur të tërheq telefonin e tyre më të fundit, Note 7, pasi pajisjet po shpërthenin ndërkohë që ishin në karikim

Sarah, ishte me burrin e saj Matt, 29, kur Galaxy S7 filloi të fryhej para se të shkrihej në re të bardha tymi.

Ajo tha: “Papritmas filloi të fryhej në dorën time dhe u bë me të vërtetë jashtëzakonisht i nxehtë.

“E lashë atë në tavolinë. Brenda disa sekondave kishte tym kudo dhe unë u zbrapsa.”

Galaxy S7