fbpx

iOS 10 po shkakton probleme të mëdha tek disa përdorues

Pasi Apple lëshoi zyrtarisht iOS 10-ën sot, disa përdorues po raportojn se pajisjet e tyre tashmë janë të papërdorshme pas përditësimit të tyre në sistemin e ri operativ. Shumica e problemeve me sa duket vijnë nga përditësimi në ajër (OTA).

Problemet duken mjaft të përhapur. Përditësimi OTA fillon dhe lë përdoruesit përballë mesazhit “Connect to iTunes” e cila ju detyron që të kryeni një ri-instalim të plotë të iOS. Nëse ju hiqni dorë nga fshirja dhe ri-instalimi i iOS në iPhone ose iPad-in tuaj, do ngelni me një pajisje krejtësisht të padobishme.

Jo të gjithë përdoruesit kanë raportuar këto probleme. Personalisht përditësova iPhone 5 nga versioni beta i iOS 10 që isha, pa asnjë incident.

Por Apple pretendon se problemi tashmë është rregulluar, sipas një cicërime nga 9to5 Mac.

Përdoruesit, megjithatë, ende janë duke raportuar këto probleme, kështu që ndoshta Apple akoma nuk e ka korrigjuar. Megjithatë, në qoftë se ju dëshironi të keni iOS 10 që nga ky moment, nuk është ide e keqe nëse fillimisht do bënit një backup para se të bëni përditësimin. /GJBITeam