Galaxy S8 është smartfoni i parë i cili do të mbështesë Bluetooth 5.0.
Galaxy S8 dhe Galaxy S8+, të cilët u prezantuan dje, janë smartfonët e parë komercialë, në botë, të cilët do të mbështesin lidhjen Bluetooth 5.0. Është një përmirësim i madh i lidhjes Bluetooth përkundrejt Galaxy S7 dhe Galaxy S7 edge. Bluetooth 5.0 ofron cilësi të konsiderueshme në shpejtësi, shtrirje të valëve dhe cilësi muzikore.
Versioni i ri i Bluetooth teorikisht ofron dyfish shpejtësi dhe katërfish hapësirë të shtrirjes së valëve. Megjithatë, kjo nuk është gjëja e vetme e re ne Galaxy S8 dhe S8+. Këta smartfonë gjithashtu mund të tejçojnë audio me anë të valëve wireless në dy altoparlant me Bluetooth ose kufje njëherësh, gjithashtu duke lejuar përdoruesit të kontrollojnë volumin në të dyja kufjet të ndara.