Galaxy S8 dhe S8+ janë tani të lançuara zyrtarisht.
Pas muajsh të tëra hamëndjesh, në eventin e mbajtur sot në Nju Jork Samsung më në fund “i ç’paketuan’ Galaxy S8 dhe Galaxy S8+.
Këto telefona të rinj janë në një mënyrë lehtësisht të dallueshme pajisjet më premium që Samsung ka prenztuar deri më sot. Pas “katastrofës” që shkaktoi Galaxy Note 7, tani prisni të shihni që gjëra të mahnitshme do vijnë nga këto dy telefona.
Të rejat Samsung Galaxy S8 dhe S8+ janë më të mëdha se kurrë. Modeli më i vogël, Galaxy S8 vjen me një ekran 5.8-inç, akoma më i madh vjen ekrani i Galaxy S8+, 6.2-inç. Samsung e quan ekranin e këtyre dy pajisjeve si “Ekrani i pafundësive” sepse ka një dizajn më pak gërrithës.
Të flasim për specifikat, ekrani 5.8-inç i Galaxy S8 vjen me një rezolucion prej 2960×1440. Ju gjithashtu do merrni një impresion prej 570 piksela për inç (ppi). Rezolucioni i Galaxy S8+ është po i njëjti por ka një impresion më të paktë prej 529ppi. Kjo ju jep ju gjëndje “të pafundme” të ekranit për ta përdorur dhe naviguar.
Të dy telefonët kanë të njejtën kamër – me një kamër prej 12 megapiksel f/1.7 “Dual Pixel” OIS që mesa pamë në Galaxy S7 dhe Galaxy S7+, është jetësore dhe me disa përmirësime gati të padallueshme. Kamera e përparme është më e “avancuar” e cila përmban një kamera 8-megapiksel smart autofocus.
Paketa proçesuese varet nga rajoni në të cilin ju do blini Galaxy S8 dhe Galaxy S8+. Në disa rajone mund të merrni çipin me të ri Snapdragon 835 të Qualcomm ndërsa në rajone të tjera do merrni çipin Exynos të vetë Samsung. Në të dyja rastet, këto çipa janë të ndërtuara në një proçes prodhues prej 10nm-gjysmëpërçueshmërie, kështuqë do shihni një rritje në efikastetin fuqisë.
Përtej kësaj, specifikat e tjera janë ato standartet që jemi mësuar të shohim deri më tani – 4GB RAM, 64GB memorie të brendshme dhe një vend për kartën MikroSD për të shtuar sa më shumë vend të dëshironi. Do merrni një USB-C, NFC, MST për Samsung Pay, IP68 rezistencë ndaj ujit dhe rërës, karikim me Wireless dhe Bluetooth 5.0. Përtej thashethemeve, vendi prej 3.5mm për kufjet s’ka lëvizur, do rrijë aty me ne.
Sa për baterinë, ka po ato specifika standarte, Samsung Galaxy S8 do marrë një bateri prej 3,000mAh. Më i madhi Galaxy S8+ ka një bateri më të fuqishme prej 3,500mAh, me të njejtën madhësi që ishte dhe tek Galaxy Note 7. Dhe, të paktën me paketën e çipave të Qualcomm, ju do merrni teknologjinë me Karikim të Shpejtë.
Softueri është më i rëndësishëm se kurrë në këto telefona të rinj. TouchWiz është ende aty (me në kry Android 7.0 Nougat), dhe pavarësisht ankesave që merr, është më i shpejtë dhe më efikas. Samsung në fakt ka ndërtuar një sistem të ri për njohje të fytyrës në këto dy telefona duke e bërë më të thjeshtë ç’kyçjen e telefonit tuaj.
Me Galaxy S8 dhe Galaxy S8 Plus ju do merrni një asistent të ri zëri – Bixby. Ka shumë ngjashmëri midis Bixby dhe Google Assistan por idea me Bixby-n qëndron këtu, çdo gjë që ju mund të kontrolloni në telefonin tuaj me duart tuaja duhet të jetë e mundur të kontrollohet po ashtu edhe me zë. Duhet të jetë interesante të zbuloni sesi e gjitha kjo funksionon së bashku me aplikacionet e botës reale. Përtej gjithë këtyre, është telefoni juaj standart, Android.