Google.com së shpejti me një dizajn të ri
Google ka përdorur “Dizajnin Material” për të përfaqësuar identitetin e saj vizual, por do të duhet pak kohë që ndryshimi të shpaloset në të gjitha produktet e saj, veçanërisht në Web-in për Desktop. Por tani kompania po teston këtë pamje të re në produktin e saj më të madh: Google.com
Shumë përdorues në mbarë rrjetin por raportojnë këtë ri-dizajnim, çka është pak a shumë gjithçka që mund të prisnit. Në vend të një serie link-esh blu në një sfond të bardhë, çdo rezultat nga kërkimi tani do të prezantohet në ‘kartelën’ e saj të veçantë, dhe sfondi është ndryshuar në një gri të hapur, si Google Now. Pjesa e ikonës së Rregullimeve është ndryshuar në një menu tre-pikëshe si në mobile.
Ndryshimi më i madh mund të jetë rivendosja e kartelave informuese dhe reklamave, të cilat zakonisht shfaqen në anën e djathtë të rezultateve, por tani me pamjen e re këto të fundit janë integruar direkt në rezultatet e kërkimit. Kjo do të thotë më shumë hapësirë e çuar dëm, por ka më shumë gjasa që njerëzit të lexojnë përmbajtjet e tyre.
Nuk është ndonjë ndryshim shumë dramatik, por rezultatet e kërkimit kanë po të njëjtën pamje të thjeshtë, tekst blu dhe i zi në një sfond tërësisht të bardhë.
Kini parasysh se vetëm një pjesë e vogël e përdoruesve mund ta shikojnë këtë karakteristikë. kështu që për ca kohë nuk do ta shihni ndryshimin. Megjithatë, kompania ka kohë që e ka implementuar “Dizajnin Material” në rezultatet e kërkimit për mobile, dhe e ka shtuar atë ngadalë edhe në produktet e tjerë të saj, kështu që është thjeshtë çështje kohe.