Internet falas me PLUS
Kompania Plus është themeluar aty nga qershori i vitit 2009 dhe në pothuajse 8 vjet, nuk është se ka ndonjë sukses kushedi, kjo për arsye të konkurrencës dhe prej faktit se doli në një periudhe kur kompanitë e tjera po korrnin mjaft sukses ndërsa Plus ishte në fillimet e veta. 8 vjet nuk janë pak dhe Plus ende nuk e mbulon me internet 3G as 40% të Shqipërisë e jo më të ketë 4G. Gjithsesi, këto janë punët e Plus-it dhe AKP-së. Gabime ka, dhe ne do përfitojmë nga këto gabime, një ndër to është dhe interneti falas dhe pa paguar asnjë kacidhe, që arrijmë të marrim përmes disa trukeve tepër të thjeshta. Ne të INFORMATRIKS.COM do ju tregojmë tani se si të marrim deri në 200mb në ditë me shpejtësinë e internetit aq sa vetë Plus-i na e ofron, dhe në palimit me shpejtësi jo kushedi se çfarë (kjo për shkak se serverat e programit që do përdorim janë tepër të mbingarkuar).
1- Për të marrë 200 MegaBajtëshin e metodës së parë që përmendëm në fillim, na duhet një telefon Android (me version jo më të lartë se 6.0.1) i Root-uar dhe dy aplikacione, kjo për shkak se një program ofron vetëm 100MB në ditë për paketat falas dhe pa pagesë si dhe për të parandaluar abuzimet.
Pasi të jemi të sigurt se e kemi Root-uar telefonin, marrim në PlayStore të dy aplikacionet (klikoni tek emri i secilit aplikacion për ta shkarkuar):
dhe Hammer VPN
Të dyja këto aplikacione vijnë nga i njëjti grup programuesish dhe bëjnë të dy të njëjtën punë e kërkojnë të njejtat veprime. Normalisht këto aplikacione funksionojnë plotësisht dhe si VPN dhe punën e tyre të ruajtjes së privatësisë e bëjnë më së miri në protokollet UDP dhe TCP. Mëposhtë kemi dhe ICMP (The Internet Control Message Protocol), kjo është për ne. Ky protokoll kryen punë dhe ky është ai protokoll që na kërkon dhe Root-in.
Pasi të kemi Root-uar telefonin sigurohemi që s’kemi fare kredit në telefon (sepse për këtë nuk ju sigurojme që s’do harxhohet), hapim një nga aplikacionet, i japim Grant aksesit për Root (gjë që do na kërkohet automatikisht sapo aplikacioni të hapet), zgjedhim një server, shkojmë tek protokollet dhe zgjedhim ICMP, i japim connect dhe tani të presim vetëm pak çaste.
*Vini re se të dyja këto programe shkëputen pas fiks 48 minutash (ky është një bug që dhe programuesit e pranojnë që këto aplikacione e kanë) kështuqë në momentin që shkëputet ju mund ta bëni përsëri menjëherë lidhjen.*
Pros:
Funksion edhe me 2G.
Internet të shpejtë
Ruajtje e privatësisë
Hey, internet “qyl”
Cons:
Harxhim jashtë mase të baterisë
Vetëm 100 MB në ditë (për secilin aplikacion)
Ngarkesë RAM-i
2- Metoda e dytë nuk kërkon Root por ka disa konfigurime të vogla për t’u bërë. Fillimisht marrim aplikacionin Psiphon Pro Lite Handler,
Pasi kemi shkarkuar aplikacionin, kalojmë tek Options dhe pastaj prekim tick-un e Tunnel Whole Device Mode (requires root or Android 4.0+), për rajonin zgjedhim Best Performance dhe me pas kalojme tek Handler Menu.
Pasi të hapet një faqe krejtësisht e zezë, fillimisht heqim tick-un nga Show On Start që të mos na bezdisë sa herë të hapim programin dhe pastaj, gjëja e parë që do bëjmë është të vendosim tick-un tek Remove Port; tek Proxy Type do zgjedhim Real Host; Custom Header do e lëmë ashtë siç është X-Online-Host; pjesa më e rëndësishme vjen tani, Proxy Server, i cili bëhet www.plus.al; të tjerat opsione do i lëmë bosh të paprekura deri tek Real Proxy Type tek i cili do zgjedhim Default; Real Proxy Port bëhet 80.
*Kini parasysh se që lidhja të bëhet, telefoni duhet të thithë jo më pak se 3 vija valësh 3G , kjo pasi duhet një shpejtësi deri diku e mirë dhe stabël.*
Pros:
Internet pa limit dhe Hey, “qyl”
Nuk ka shkëputje
Cons:
Nuk funksionon në 2G
Shpejtësi e ngadaltë
Harxhim i jashtëzakonshëm i baterisë
Ngarkesë RAM-i
Për të tjera informacione të tilla dhe më të fundit rreth teknologjisë, sigurohuni që ju dhe miqtë tuaj të na ndiqni në Informatriks.com si dhe në faqet tona në rrjetet sociale:
Facebook: https://www.facebook.com/informatriks/
Twitter: https://twitter.com/gjbiteam
Instagram: https://www.instagram.com/informatriks/?hl=en
YouTube: https://www.youtube.com/user/GJBITeam