Google prezanton Google Home, konkurentin e Amazon Echo
Google konfirmoi se do të ketë një konkurrent për Amazon Echo, të quajtur Google Home. Home, i cili u prezantua gjatë konferencës Google I/O 2016, do të shërbejë si harduerë për Google Assistant.
Google Home do të jetë në dispozicion më vonë këtë vit, u shprehen drejtuesit, për një çmim të akoma të pazbuluar. Kompania paraqiti një pajisje të vogël, cilindrike në ngjyrë të bardhë.
Mario Queiroz, nënkryetar i menaxhimit të produktit dhe anëtar i ekipit Chromecast, ka thënë se aspirata e Google-it ishte për të bërë Google Home të dobishëm në një nga vendet më të këndshme në botë: shtëpinë tuaj. “Kur unë hyj në shtëpinë time, dëshiroj që të kem akses në Google Assistant, pa ndërvepruar me të duke përdorur duart, por thjesht duke përdorur zërin tim.”
Home do t’ju lejojë të shijoni muzikën dhe argëtimin në të gjithë shtëpinë tuaj, duke menaxhuar detyrat e përditshme më lehtë, dhe të pyesni Google në lidhje me se çfarë dëshironi të dini. Pajisja e vogël përdor Google Assistant, një ndërfaqe e re komunikimi që Google do lançojë si një mjet kërkimi të gjeneratës së ardhshme.
Shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai, tha më parë se kompania ka qenë në mënyrë specifike duke testuar kërkimin në gjuhën natyrale në mjedise të zhurmshme, pra duke përgatitur Google Home për ta përdorur në kuzhina apo në ambjente të ndryshme.
Google Home do të luaj muzikë nga retë (cloud) duke përdorur Google Music dhe shërbime të tjera, me anë të Wi-Fi, ose edhe nga telefoni apo tableti juaj Android duke përdorur Google Cast. Ju gjithashtu do të jeni në gjendje të vendosni alarme, të menaxhoni listën e pazarit, dhe të lidheni me shtëpinë tuaj zgjuar, duke përfshirë produktet Nest. Dhe, sigurisht, ka një Kërkues të ndërtuar brenda në të, kështu që ju mund të bëni pyetje të tilla si: “Sa yndyrë ka në një avokado?”
Ndryshe nga Amazon Echo, shërbimet e palës së tretë nuk do të përfshihen në lançim, kështu që nuk do të ketë prenotime makinash apo dërgëesa lulesh. Kjo është një dobësi që Amazon do të jetë në gjendje ta shfrytëzoj për një afat të shkurtër.