Twitter do të përjashtojë URL-të dhe fotot nga limiti i 140 karaktereve
Deri më sot, një link në një tweet zinte 23 karaktere nga 140 që është limiti i tyre, çka do të thotë se do t’ju duhej të shkruanit më pak nëse do të donit që në atë tweet të përfshinit edhe një link apo foto.
Por tani Twitter po merr një hap shumë të madh, që i është sugjeruar shumë kohë më parë. Kompania nuk do të përfshijë më fotot apo link-et nga limiti i 140 karaktereve të një tweet-i, kështu që tani do të keni mundësi të shkruani më shumë në një tweet, edhe nëse postoni një foto apo link bashkangjitur me të.
Ky ka qenë një debat vërtetë i vjetër për kompaninë, ku ka pasur argumente të shumta në lidhje me limitin e tweet-eve. Dhe duket se tani kjo zgjidhje do të kënaqë shumë përdorues.
Sa prej jush e kanë pritur me padurim këtë ndryshim?