Google planifikon të sjellë internet 5G me anë të dronëve

Google ka një projekt të ri “top secret” nga i njëjti ekipi që solli Project Loon, sipas The Guardian. Projekti quhet Project Skybender, dhe ka për qëllim të ofrojë internet 5G me anë të dronëve diellor. Mountain View thuhet se ka filluar të eksperimentojë me internet të bazuar në valë milimetrike në terminalin “Virgin Galactic’s Gateway to Space” i cili ndodhet në Spaceport America në New Mexico. Valët milimetrike besohet të jenë në gjendje të transmetojnë të dhënave 40 herë më shpejt se LTE. DARPA filloi të punojë në një lidhje interneti bazuar në këtë teknologji në vitin 2012.

Profesori Jacques Rudell në Universitetin e Uashingtonit u shpreh për The Guardian se “avantazhi i madh i valëve milimetrike është aksesi në spektrin ri sepse spektri ekzistues i telefonave është i mbipopulluar”. Problemi me transmetimin e valëve milimetrike, raporton gjbiteam.com është se këta të fundit zbehen pas një distance të shkurtër dhe nuk mund të krahasohen me gamën e sinjalit të telefonave mobile. Ky është një nga problemet e mundshëm që Google po mundohet të zgjidh nëse ka ndërmend të shpërndaj internet nga qielli.

Projekti Skybender është aktualisht duke përdorur një “avion opsional” të quajtur Centaur dhe një dron me energji diellore të quajtur Solara 50 i krijuar nga Titan Aerospace. Google ka leje nga FCC për të vazhduar testimin e internetit me dron në New Mexico deri në Korrik. Me shumë mundësi do të dëgjojmë më tepër detaje në lidhje me progresin e këtij projekti në javët në vazhdim.